Forumi Horizont Gjithsej 51 faqe: « E parë ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit »
Trego 51 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Lajmet e fundit nga Kosova dhe Rajoni. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8617)


Postuar nga ksenia datë 22 Maj 2006 - 11:44:

Përgatija dhe çasja në medie”: Oferta kryesore e kompanisë Venable për Beogradin

Associated Press: Më 14 prill, vetëm pak javë pasi Këshilli Kombëtar Serb nënshkroi kontratën e tij me Xhejms Xhatras (James Jatras) në Venable, David Hamer i agjencisë “The Associated Press” botoi një artikull në sektorin e AP-së për ngjarjet në botë, me titullin “Serbia kërkon ndihmën e Kongresit Amerikan për ta penguar Pavarësinë e Kosovës”. Artikulli saktësonte se “Serbia e ka ftuar Kongresin e ShBA-ve që ta ndjekë shembullin e Senatit e të thotë se Krahina e ndarë e Kosovës tani nuk është e gatshme për pavarësi”.
Gazetarët shqiptarë në Ballkan reaguan me indinjatë ndaj përshkrimit të Kosovës si “Krahinë e Ndarë“. Ata theksuan faktin e pamohueshëm se Kosova nuk është pjesë e ndarë e Serbisë por tokë e aneksuar nga Serbia pas Luftës së Parë Botërore.
Ndërkohë, agjencia “The Associated Press” nuk e komentoi fare faktin se rezoluta e kongresionale e prezantuar nga kongresisti Stiv Çabot (Steve Chabot) në dhjetor të vitit 2005, në mbështetje të rezolutës së Senatit 273 të paraqitur nga senatori Gjorgj Vojinoviç ishte injoruar nga Komiteti i Kongresit për Marrëdhënie me Jashtë, ku liderët, kongresistët Tom Lantos dhe Henri Haid, kishin paraqitur që më parë rezolutën e Kongresit 24, e cila i ftonte ShBA-të ta njohin pavarësinë e Kosovës tani.
AP-ja citonte Vuk Jeremiçin, këshilltarin kryesor të presidentit Tadiç për çështje politike, të kishte deklaruar se “Kongresi do të mund të ofronte mbulesë të rëndësishme politike për lidershipin e “koalicionit të qendrës” të Serbisë, po të theksonte se Kosova nuk i ka përmbushur kërkesat për pavarësi”. Por kjo gjë nuk ka ndodhur.
Në fillim të këtij maji, Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë theksoi publikisht se qeveria e Kosovës po vazhdon t’i përmbushë obligimet e saj në përputhje me planet për implementimin e standardeve.
Ndërkohë, ndërmjetësuesit ndërkombëtarë në bisedimet Prishtinë-Beograd njoftuan se gjatë ditëve të verës do të fillojë vënia e themeleve për bisedimet për statusin final.


  Gjithsej 51 faqe: « E parë ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit »
Trego 51 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.