Forumi Horizont | Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit » Trego 67 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Toleranca Fetare: Komente (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9193)
Re: Paqe vellezer dhe motra te nje gjaku.
Citim:
Po citoj ato që tha Shen Lleshi
Postimin tim te pare po ia kushtoj pikerisht asaj qe ka qene dhe eshte shembulli yne kombetar: Toleranca Fetare, shkeputur nga ForumiKatolik.
Cfare qendrimi ka Kisha zyrtare ndaj vellezerve musliman?
Njeri prej dokumentave me titull "Nostra Aetate" (ne shqip: ne kohen tone), flet per besimtaret e feve te tjera. Ne kreun per Islamizmin eshte hera e pare qe nje Koncil flet zyrtarisht mbi fene e besimtareve te Islamit. Aty gjenden dhe ne po permendim shkurt, mesimet qe vijojne:
° Te krishteret duhet t'i nderojne e t'i cmojne muslimanet;
° Muslimanet e te krishteret adhurojne te njejtin Zot te vetem: Krijuesi, i Gjithepushtetshmi dhe i Meshireshmi;
° Ai i con lajmin e tij njerezimit;
° te dyja palet (musliman e katolike), perpiqen t'i nenshtrohen vullnetit te Tij;
° te dyja palet jane sternipa te fese se trasheguar nga Abrahami;
° Muslimanet nderojne Jezu Krishtin si profet, poashtu edhe Marine;
° Muslimanet dhe te krishteret presin Gjyqin e Fundit te Zotit per te gjallet e te vdekurit;
° Muslimanet i japin rendesi te madhe jetes se pergjithshme;
° e adhurojne Zotin me lutje, lemoshe dhe agjerim.
Koncili Vatikanit II-te mbylli sesionin mbi Islamizmin me keto fjale:
"Gjate shekujve jane bere shume grindje e luftra ndermjet te krishtereve dhe muslimaneve. Ky Koncil i ben thirrje te gjitheve qe te harrojne te kaluaren e te bejne perpjekje te sinqerta per te kuptuar njeri-tjetrin. Per te miren e mbare njerezimit, kerkohet qe te krishteret dhe muslimanet, ta ruajne e t'i japin levizje paqes, lirise, drejtesise shoqerore dhe vlerave morale".
Me 1965 Papa Pali VI-te krijoi nje Sekretariat ne Vatikan per dialogun nder-fetar e pak me vone ngriti edhe Komisionin per Islamizmin, qe u ngarkua te nxiste nderim per njeri-tjetrin, ta kuptonin njeri-tjetrin te krishtere e musliman duke ndertuar lidhje miqesie nepermjet Konferencave Akademike, nepermjet Projekteve te perbashketa ndermjet te krishtereve dhe muslimaneve mbi ceshtjet humane si psh. problemet shoqerore, zhvillimin e bisedimeve mbi ceshtjet etike... etj.
Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit » Trego 67 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.