Forumi Horizont | Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit » Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- A ua dini vlerën meshkujve shqiptarë? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9396)
Kota do te pergjigjesha per ate qe kishe shkruar me pare, por Gangoo te qenka pergjigjur tamam ashtu sic mendoja.
Kota, une flas ate qe shikoj. Ti kur te flasesh, flit ne pergjithesi, mos flit per veten tende. Qe ka meshkuj shqiptare shume te mire, kjo nuk diskutohet, nuk e ve ne dyshim, kam takuar te tille dhe kam nje respekt shume te madh per ta.
Qe ka meshkuj shqiptare shume egoiste, edhe kjo nuk diskutohet, madje keta egoistet ia kalojne shume ne numer atyre te mireve.
Qe ka femra shqiptare shume te mira, kjo nuk diskutohet.
Qe ka femra shqiptare ashtu si thua ti, edhe ajo nuk diskutohet. Por ky numri i femrave shqiptare qe thua ti eshte shume larg me numrin e femrave shqiptare te tjera.
Patjeter, femrat shqiptare kane shume te meta, por ne fund te fundit te gjitha femrat kane, apo jo?
Patjeter edhe meshkujt shqiptare kane te meta, por ne fund te fundit te gjithe meshkuj kane, apo jo? Problemi eshte, qe ka plot meshkuj shqiptare qe kane probleme me te medha se ata qe kane meshkujt ne pergjithesi. Egon e tyre e dashurojne fare, e dashurojne marrezisht madje, dhe per kete nuk mund te me kundershtosh. Si pasoje i ketij egoizmi te tepruar, vijne keto te metat e tjera.
Une shpresoj me gjithe zemer qe te ndryshoje rinia, megjithese kam dyshimet e mia. Meshkujt shqiptare jane ata qe prej "nderit", egos, nuk i thonin grave te tyre nje fjale te embel ne prani te te tjereve. Cudi. Meshkujt shqiptare jane ata qe cuditerisht kishin shume qejf qe t'i japin urdhera grave te tyre ne sy te te tjereve, per te treguar kush eshte i pari.
Kota, nuk po bejme analizimin se si sillen meshkujt shqiptare ne lidhje dashurore. Te gjithe jane te mire kur dashurohen, kete nuk e ve ne dyshim.
Edhe dicka, se me beri pershtypje ajo thenia "Eshte prish dynjaja". Do te thoja qe dynjaja eshte prishur qe kur meshkujt kane filluar te tradhetojne, dmth shume kohe me pare. Nuk u prish kohet e fundit se filluan femrat te marrin shembull nga meshkujt. Mashkulli nuk e ka te drejte natyrore qe te tradhetoje, apo qe te luaje gigolone dhe femra jo. Asnjeri nuk e ka .
Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit » Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.