Forumi Horizont Gjithsej 435 faqe: « E parë ... « 353 354 355 356 357 358 359 360 361 [362] 363 364 365 366 367 368 369 370 371 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Zoti? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6378)


Postuar nga Auberoni datë 07 Qershor 2007 - 01:58:

Citim:
Po citoj ato që tha aint
Ne s'e kuptojme dot zotin, se ai qendron pertej njohjes sone.



Kete e kam perseritur shume here ne kete teme por, cdo here kam hasur ne vesh te shurdher te cilet ne rastin me te mire, devijonin temen duke pamundsuar nje debat te mirefillte dhe te bazuar ne logjike te shendoshe.

Sikur arsyeja e tyre nuk mund te kuptoj se per te klasifikuar DICKA\DIKEND si qenie qe qendron pertej inteligjences se njeriut, parakusht eshte t'a njohesh ate qenie qe te dish se qendron pertej, qe automatikisht nenkupton edhe nje kapacitet (i cili mungon) per te pare\kuptuar mundesite\tiparet e tij.

Mendoj se nuk eshte argument ontologjik te thuash se nuk mund te kuptojme Zotin pa servuar arsyetime se si ka ardhur deri tek ky perfundim. Arsyetimet edhe nese jo edhe aq logjike, te pakten te shtrihen brenda kufirit te mrekullise, apo brenda nje imagjinate qe kufizohet me te mundshmen e skajshme ku lehte mund kalohet dhe ku mund te replikohet proporcionalisht ne baza te njejta. Por, arsyetimet e tilla mungojne dhe zevendsohen me kokefortesi dhe deklarata te njeanshme.


  Gjithsej 435 faqe: « E parë ... « 353 354 355 356 357 358 359 360 361 [362] 363 364 365 366 367 368 369 370 371 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.