Forumi Horizont Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 353 354 355 356 357 358 359 360 361 [362] 363 364 365 366 367 368 369 370 371 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)


Postuar nga Klodel datë 16 Janar 2008 - 07:29:

Tentojme shpesh te behemi skllave te monotonise, e keshtu ditet ikin, vitet ikin duke harruar te jetojme.

Dikur kam lexuar nje poezi qe me ka pelqyer shume dhe me ka mbetur ne mendje.

NGADALE VDES...

Dalngadale vdes ai qe behet skllav i zakonit,
qe perserit te njejtat gjera cdo dite,
qe nuk ndryshon rruge,
qe nuk rrezikon,
qe nuk ndryshon ngjyren e veshjeve,
qe nuk i flet atij qe nuk e njeh.

Dalngadale vdes ai qe nuk permbys tryezen,
qe eshte i pakenaqur nga puna,
qe nuk rrezikon sigurine nga pasiguria per te ndjekur nje enderr,
qe nuk i lejon vetes asnjehere ne jete te thyeje rregullat a vendosura.

Dalngadale vdes ai qe nuk udheton,
qe nuk lexon,
qe nuk degjon muzike,
qe nuk zbulon hijeshi tek vetja a tij.

Dalngadale vdes ai qe nuk shperfill krenarine e tij,
qe nuk i le te tjeret ta ndihmojne,
qe i kalon ditet duke u qare per fatin e tij te keq,
qe ankohet per shiun qe nuk pushon.

Dalngadale vdes ai qe i shmanget projektit para se ta filloje,
qe nuk pyet per gjerat qe nuk i di,
dhe qe nuk pergjigjet per gjerat qe di.

E shmangim vdekjen me doza te vogla,
duke kujtuar gjithmone se te jesh gjalle
kerkon nje perpjekje shume me te madhe
se thjeshte fakti qe marrim fryme.

Vetem durimi i paepur
do te na beje te arrijme
lumturine me te madhe.


  Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 353 354 355 356 357 358 359 360 361 [362] 363 364 365 366 367 368 369 370 371 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.