Forumi Horizont | Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Turisti i shpirtit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1017)
Ndonjehere cinizmi "post '90" me shfaqet ne boten e artit. Te gjithe duan qe puna e tyre shpirterore te botohet ne nje liber te vecante. E keshtu librarite shqiptare mbushen me shpirtra qe mbyllen brenda librave te vet. Me kujtohen revistat Nentori ose gazeta Drita, qe bashkonin ne nje vellim te vetem shume tregime e poezi, shume shpirtra. E pra sot shpirtrat e artit bashkohen me veshtiresi ne blloqet e nje libri. Mbase mungon ajo shumellojshmeri ngjyrash ne nje liber te vetem.
...Sot ngjyrat e shpirtrave i shoh shpesh te derdhur ketu ne forum, si revistat letrare dikur dhe kjo me pelqen. Nuk ndihem me vetem ne korridoret e erreta te jetes. Ndihem ne shoqeri, ndihem shqiptar.
####################
Ankohemi shpesh se te gjithe njerezit jane m... Por harrojme se nuk jetojme ne lluks, keshtu qe duhet te mbijetojme, te plluskojme ne siperfaqe. E pra edhe njeriu-m..t nuk behet gjithmone i tille nga deshira, por nga "nevoja" per te plluskuar.
Nje shprehje thote: "Guri i rende ne vendin e vet". Sipas ketij skenari i bie qe "njerezit - m..t" te jemi ne qe dallget na kane shtyre ne abiset perendimore, ndersa guret e rende te jene duke u mbytur ne felliqsine shqiptare.
Se di pse por ka dicka qe nuk shkon tek kjo teori. Une ndjej eren shume me teper kur jam ne Shqiperi ndersa ndihem shume paster me miqesite shqiptare jashte saj. Ky forum eshte nje shembull. Ehhh mbase gabohem, ose mbase duhet ti ve fshirese syzeve kur dal ne netet me shi ne Tirane. Se di.
######################
Me kujtohet nje liber qe kam lexuar femije. Titullohej "Gjgandi i madh i mire". Nese s'ju kujtohet behet fjale per nje gjigand qe frynte endrra tek dhomat e femijeve naten. Kishte shume lloje endrrash, por femijeve te keqij u dergonte endrra "fytangushtore". Hehhh, ky cilesim me vjen here pas here ne mend per ate ambjent social shqiptar qe hapesiren duhet ta fitosh me berryla.... FYTANGUSHTORE.
E megjithate here pas here ai ambjent me karikon. Jemi bere si ato stilolapsat me dy ngjyra qe kishim dikur. Nje rezerve e kuqe dhe nje blu. Njehere mbaron nje ngjyre dhe shkojme te karikohemi ne Shqiperi, pastaj mbaron ngjyra tjeter dhe kemi nevoje te kthehemi jashte.
######################
Teksa lexoja postimin para meje mendova veten ne te njetin pozicion. E di qe prindet i kane mundesite per te me ndenjur prane ne te tilla raste dhe do vinin pa hezitim. Ne ate cast kuptova se shpesh kemi miresira qe nuk dime ti vleresojme... Tani po hap syte...
Gjithsej 307 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit » Trego 307 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.