Forumi Horizont Gjithsej 40 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 »
Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Letrarë të rinj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=105)
-- Konkursi i muajit!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11183)


Postuar nga freespirit datë 17 Korrik 2006 - 11:19:

Per ty miku im
Te kujtohet momenti I ndarjes? Une shtrengoja dhembet qe te mos nxirrja lot por qe e kote ata rodhen pa me pyetur sikur e dinin se s’do te shihja me, sikur e dinin. Dhe ti si gjithmone s’tregoje asnje emocion. Ishe shume optimist per kete udhetim dhe jeten e re qe do te filloje.
Me kujtohet njehere pasi ti u largove kur une sapo dola nga puna shume e lumtur si gjithmon nisem per tek ti. Arrita deri tek dera jote dhe aty me ra ne mend se ti nuk ishe me. Ti ishe larg, dhe une s’mbushesha dot me fryme thua ishe ti ai qe me jepje fryme. Bota s’ishte me njesoj, asgje s’kishte me kuptim sepse dera jote qendronte e mbyllur dhe nuk u hap me kurre.
Ishim kaq te lidhur une dhe ti dhe kaq te ndryshem.Cfare ndodhi mes nesh? Mos ishin miqte e tu qe na percane apo ndoshta ishin te mijte?! Ti e di qe une s’kam miq, te kisha vetem ty. Dhe ti s’dole gje; me bere te te urreja, te mallkoja diten qe te njoha dhe te fshija cdo kujtim te bukur qe le ne zemren time. U mundova te te ndryshoja. C’marrezi.
E si mund nje njeri te ndryshoj nje tjeter? Keshtu pa dashur rash ne gracken tende miqesore, te lejova te hyje ne shpirtin tim dhe si nje drog e fuqishme te sundosh cdo qelize te trupit tim. Dhe dhimbja qe me shaktove me ndryshoj teresisht. Me beri te reflektoj miku im. E dija qe me deshe sepse ti ishe ai qe me hidhje drite ne momente erresire, ti ishe ai qe me jepje doren kur rrezohesha miku im. Ti me deshe prandaj dhe u largove prej meje apo jo?
Tani, te falenderoj miku im qe me dhe mundesine, qe une te jem vetevetja, e pavarur, drug free dhe me e forte se kurre.
Faleminderit dhe qofsh mire.


  Gjithsej 40 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 »
Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.