Forumi Horizont Gjithsej 269 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit »
Trego 269 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Simbolet fetare ne shkolla. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12552)


Postuar nga erzeni_be datë 05 Dhjetor 2006 - 23:54:

Citim:
Po citoj ato që tha leopardi


ne baze te ktyre feve; atesti nuk don kryq ne klase, dhe nuk don as persona me shami, pasi, preket lirija e tije, dhe cila eshte lirija e tij? premtimi i nje shteti laik. Pra, duhet nje sforcim, nga i krishteri, nga myslimani, ortodoksi, atesisti, bektashinjet...,etj  per te respektuar njeri-tjetrin dhe ky respekt do te vinte do te forcohej me shume nese do kemi parasysh dy parime thelbesore: nuk jemi nje shtet teokratik d.m.th. fetare,  dhe qe jemi nje komb.

Une e shikoj te arsyeshme dhe te llogjikshme, qe besimtari duhet te kete kultin e tij ku te falet (i cili eshte i garantuar), por duhet te respektoje edhe kultin e te gjithe shqiptareve per te cilin ne punojme, istitucionet shteterore.

Ne se do ndjekim ket parim, pranimin e simboleve, kam frike se do percahemi.




Leopardi shume e bukur dhe interresante menyra se si llogjikon.
Eshte e vertete qe kemi dy liri : ate personale dhe ate te pergjithshme qe shoqeria te jete sa me e harmonishme.

Puna eshte se mbajtja e mjekrres, e kryqit , e shamise , e henes me yll etj etj etj jane liri personale dhe te shenjta dhe duhet te ruhen e trajtohen si te tilla.

Keto "simbole" mund te benin pjese te liria e pergjithshme si rrjedhoje edhe mund te kufizoheshin nese bartesi i tyre do te kishte nje rrol te caktuar ne shoqeri!

Pra nese une si nxenes mbaj nje hene me yll e tjetri nje kryq , ketu s'ka asnje te keqe sepse qe te dy jemi pjese te barabarta te shoqerise.

E kunderta do te ishte nqs nje profesor , psh do te barte simbole te tilla, sepse profesori ka nje rrol te caktuar ne shoqeri, duhet te jete asnjanes duke mos privilegjuar as lirine personale te ateistit as ate te besimtarit.


Sa per faktin e nje shteti laik, mendoj se eshte krejt e pavend ne kete debat dhe ja perse:

E para: Laik don te thote i i pamvarur nga feja jo i pafe

E dyta: Bartja e simboleve fetare, s'ndikon aspak te pamvaresia e shtetit te Feja.

E treta  eshte nje pyetje: Pse shteti duhet te jete laik?!

Duhet te jete i tille per te qene nje lloj gjykatesi ndermjet meje, qe leshoj mjekrren dhe teje, qe mban kryqin. Nqs hera heres mund  te haset ne pakenaqesi  dhe ne mosmarrveshje ne lidhje me "masen" e lirise personale, kjo ne asnje menyre s'do te thote se shteti duke qene laik duhet t'a ç'farose kete liri personale keshtu s'do te kete me problem.

Jo, problemi duhet zgjidhur jo zhdukur!

Nqs veprohet keshtu, dhe fatekeqesisht keshtu po veprohet atehere don te thote qe nen pretekstin e "ruajtjes" se lirise se pergjithshme te shoqerise, po censurojme dhe shfarosin lirine  personale ,  nderkohe qe liria e pergjithshme perbehet nga ato personale, dhe jo e kunderta pra gradualisht shkohet drejt nje diktature...

 

Se fundi , edhe une  kam te njejtin shqetesim per perçarjen qe mund  te shkaktohet.

Puna  eshte  se pikerisht duke prekur te shenjten  e njerit (besimtarit) per te zgjeruar ate te tjetrit (ateistit)  do te kemi perçarje.

Nderkohe qe gjithesi eshte  shume i habitshem fakti,

E para:

Pse bota perendimore u kujtua kaq vone se shamia e besimtares muslimane apo mjekrra e besimtarit musliman, qenka cenim i lirise se ateistit dhe i asaj te shoqerise,  nderkohe  qe shamia dhe mjekrra muslimane eshte tradite shekullore dhe prezente ne perendim te pakten keto 60 vitet e fundit?

dhe e dyta:

Pse i njejti "problem" s'eshte ngritur kurre me pare ne shoqerite perendimore per mbajtjen e Kryqit ? 

e treta:

Pse vetem pak vite me pare, kishte kaq shume indiferentizem per ateistin ndersa sot nje interresim i madh dhe perkujdesje e jashtezakonshme nderkohe qe ky e k ashoqeruar njeriun gjate tere kohes?


 


 


  Gjithsej 269 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit »
Trego 269 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.