Forumi Horizont | Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit » Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re e prozes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=338)
-- Tregim nga jeta reale:"Ja si rashe ne dashuri me Bleten..." (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14115)
Endrra e asaj mbemjeje (citimi eshte realitet ;-) )
Citim:
Po citoj ato që tha bleta punetore
Kur hyri ne shtepi insitktivisht hapi frigoriferin... po c'dreqin donte! U, po, nje cigare! Pasi rremoi ne disa cepa i humbi shpresat. Nga koridori u degjuan te qeshura. Ishte teologu i papune qe per te rrumbullakosur muajin kish filluar te bente gigolone. Thosh qe ish i suksesshem, por pronarja e shtepise ankohej se qerane e paguante gjithmone me vonese. Kishte ca kohe qe i ish qepur nje studenteje me pamje te brishte e sy enderrimtare. Ja, po e degjonte tek i lutej qe ta ftonte per darke... se aroma e vezeve te skuqura te studentes po i dukej sh joshese!
Nxorri koken tek dera dhe i thirri:
- Ej, djalo, po behesh vone per pune, me duket!
- Sot e kam dite pushimi...
- Nate, do te thuash! A ke nje cigare?
- Ne kembim te nje veze te skuqur, me gjithe qejf!
- Veze nuk ka lala, por edhe ti c'paske qene!
Studentja qeshte gjate gjithe kohes... teologu akoma dhe me shume. Mbylli deren, por cucuritjet e tyre vazhdonin te degjoheshin.
Hapi televizorin. Nje cift po puthej ne nje film bardh e zi... me buze te mbyllura. I erdh ne mend avansa e bilioneres dhe me te shpejte nderroi kanal. Ketu ishte quitz-i "Billionaire". Dreq, edhe ketu! Por e la.
Po perpiqej te gjente me "e kam pule, e kam gjel!" pergjigjen e shumes prej 150000, kur degjoi te trokitura. Nga syri magjik pa studenten. Ajo i zgjati dy cigare...dhe pa pritur qe t'i thosh as faleminderit iku duke qeshur. Me siguri ia kish "vjedhur" gigolose, se ajo s'dukej nga ato fytyra qe vdisnin per tym.
Me ne fund po ndihej ca rehat! Tek ndiqte shtellungat e tymit pa per nje moment gishtat qe mbanin cigaren.Nuk kish qene ndonjehere krenare per to, por bilioneres i pelqenin. Shije te cuditshme keta te pasurit! Jane te velur nga cdo gje! Filloi te studionte imtesisht doren e majte, ne fund te fundit gishtat ishin te drejte... lekura ca e ashper, por para takimit kish vene goxha krem. Eh, pike e zeze... e po, se do vija krem per nje grua!
Nuk morri vesh asnjehere sa para fitoi konkuruesi i asaj mbremje, e keputi gjumi.
Gjithsej 191 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit » Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.