Forumi Horizont Gjithsej 92 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit »
Trego 92 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Fotografi nga Atë Nikolla Marku (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14289)


Postuar nga shelgu datë 16 Janar 2009 - 22:40:

Citim:
Po citoj ato që tha Stenli1


Gjeje pak kete udheheqjen fetare shqiptare dhe na thuaj!!!

Shqiptaret e kane problemin me shqiptaret, jo me te huajt. Shiko macokun qe ke ne shtepi se ai te ben gjemen moj mallakastriote!!!



Stenlil, duhet te kuptosh nje gje, perpara se te flasesh: Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare eshte nje njesi e mevetshme dhe njekohesisht pjese e vellazerise(kjo sipas Fan Nolit).

Ti duhet po ashtu te kuptosh qe Janullatosi vete ka kundershtare te fuqishem ne Greqi, ne grupimet ultraortodokse. Ardhja e tij ne Shqiperi ishte ne njeren ane edhe nje forme heqje qafe prej tyre. Patriarkana e Stambollit luan politika ekuilibriste si cdo qender religioze.

Kur Udheheqesi i kishes shqiptare te Amerikes erdhi ne Shqiperi dhe filloi te propagandonte nevojen e nje kryepeshkopi Shqiptar, atij ju be ftesa per te ardhur ai dhe kryer ketu misionin fetar. Ai nuk pranoi, sigurisht sepse e dinte mire se do te kishte te bente me nje Kishe Shqiptare pro Nolit dhe do ndeshte ne pengesa te pakaperxyeshme. Nuk behet fjale ketu per nje prift te vogel katundi ne Elbasan.  Prania e Janullatosit ne Tirane i dha mundesi udheheqjes antiNol qe te rimerrte pozitat e humbura. Padashur janullatosi e minoi bashkimin e ortodokseve shqiptare. Them padashur se atij as qe i kishte rene ndermend qe mund te kishte nje problem te tille. Te huajt kurre nuk e kane njohur Shqiperine dhe psikologjine e shqiptareve.

Eshte edhe nje loje tjeter brenda kishes ortodokse. Vete kisha eshte e ndar ene dy grupime te medha: ortodokset me drejtim bizantin (ritet kryhen ne kishe pa vegla muzikore) dhe pjesa me e moderuar. janullatosi ben pjese ne grupimin e dyte. Patriarku i Stambollit eshte ne grupimin e pare. Ai eshte bizantin tipik ortodoks "pure".

Prandjaj edhe une them qe Kishes Ortodokse Shqiptare Autoqefale i duhej nje shqiptar dhe jo aq se e rruaj shume per emra.


  Gjithsej 92 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit »
Trego 92 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.