Forumi Horizont | Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit » Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)
Ndjen se po ndryshon cdo dite dhe kjo te frikeson. Gjumi i gjate qe ke bere per vite me ralle dhe qetesia me te cilen je munduar t'i veshesh ditet e tua kane filluar te turbullohen dhe kjo ben qe edhe sistemi yt te humbe ekuilibrin e tij te "hekurt". Do dhe s'do ne te njejten kohe? Deshiron dhe jo ne te njejten kohe? Te merr malli dhe jo ne te njejten kohe? Si gjithnje te mjafton nje fraksion i shkurter kohe per "definuar" nje moment qe zgjat me muaj , dhe me pas nga "frika" per te mos dale nga shinat e moralit dhe parimeve tuaja, e kthen ate ne nje moto te padiskutueshme . Je merzitur! E ndjej ne frymarrjen e lodhur te se zakonshmes qe fle brenda teje. Te ka erresuar perditshmeria me te cilen fle dhe zgjohesh.Te kane erresuar dyshimet dhe mosbesimet tuaja. Sepse gjithnje mohon te jesh si e "pergjithshmja". Sillesh e mbeshtillesh nen petkun e nje jete qe u be jave qe e fillon me alramin e mengjesit dhe e mbyll me nje caj te ngrohte per te te zene gjumi. Tashme dhimbja dhe trishtimi flene ne nje shtrat me ty dhe nuk ka "batanije" qe ta ngroh ftohtesine e shpirtit. E ndjej qe je lodhur nga Une, nga nje jete pothuajse e parashikueshme , qe pothuajse gjithnje programohet nga mendimi dhe vendosmeria e nje fraksioni kohe. E di qe edhe tani ndihesh e dobet qe po i flet "Unit" me letra te hapura , dhe kjo perseri e ka zanafillen tek "ai freksioni i kohes" i cili te motivon gjithnje, qe eshte benzina per sistemin tend. Sepse ne baze te "Atij" ti i ke marre vendimet deri sot, duke u munduar me pas t'ia lesh "rastesise" ....Por asgje nuk ka rastesore ne kete jete . As ti nuk po me shkruan "rastesisht" tani!
Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit » Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.