Forumi Horizont | Gjithsej 40 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 » Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Jeni zhgenjyer ndonjehere ne jete?! Dhe nga kush jeni zhgenjyer? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18170)
Po mjaft me këta horra, thashë. Të shoh ç’shkruan më poshtë ky Altini.
“-Po shokë, nuk duhet të na zerë gjumi përballë këtyre de-
tyrave!
-Sikur i rëndove ca, shoku Shefki, -i themi ne, duke e ditur
se kjo ofiçinë i ka realizuar detyrat e planit në 101%.
-Jo, jo, -na thotë ai, duke na treguar se sot në pushimin e
bukës një i ri ish larguar përpara kohe dhe kish përfundu-
ar në klubin atje përjashta, për të kthyer ndonjë gotë nga
ajo e flamosura. Kjo duhet të na shqetësojë të gjithve!..“
Po kjo kështu, thashë! Ky Altini ka qenë apo s’ka qenë atje!? Nuk e di ky, se tek ne nuk zbatohet kurrë orari i pushimit? Nuk e di ky, se Shefkiut po ti premtoje një teke raki dhe mos t’ia jepje, të bënte gjëmën! Apo, ia do reportazhi të shkruajë kodra pas bregut?! Ç’ishte kështu me ’të? Mos nuk e kisha njohur mirë?! Apo ia kishte shplarë trurin shkolla e lartë?!. Ndoshta s’ishte ai!?. Jo, jo, ai ishte!.. A nuk më tha njëherë atëhere, kur po mbaronim maturën, se për të arritur një pjekuri artistike në të shkruarit e prozës, duhej nisur me reportazhet!?. Kështu pra, nuk kishte diskutim, se ai qe!… Por, të vazhdoj më tej, thashë.
“…dhe ne e pamë me sytë tanë se si të dy punëtorët e tale-
ntuar e të respektuar, Kiço N. dhe Njazi Sh., angazhimin
e marrë për rregullimin e karbonçinave me forcat e tyre,
po e relizonin më së miri. -Jemi krenarë për këtë, -na tha
punëtori 52 vjeçar Kiço N. „
Ah po, këtu Altini kishte pjesërisht të drejtë. Jo vetëm karbonçinat e motorrinos ata duhet ti ndreqnin vetë, por edhe pështjellat e bobinave duhet ti riparonin. Qysh se ishim prishur me kinezët, këto probleme ishin shtuar. Vetë Kiço dhe Njaziu kishin kundërshtuar, kur kish ardhur urdhëri nga drejtoria për këtë gjë; gjithashtu edhe Pirro i kish përkrahur të dy, mirpo urdhëri ishte urdhër dhe tani as vetë nuk po dinin si të bënin, duke iu lutur herë Pirros mos u gjente të reja, apo edhe kallaist Xhikes në riparimin e të vjetrave. Por dhe ky ama, që i njihte se ç’mostra ishin, nuk i ndihmonte po t’mos dëgjonte më parë historitë e tyre me femra.
Në fakt, përveç se si elektrautë të mbaruar, Kiço dhe Njaziu, ishin edhe specialistët më të përsosur në oficinë për problemet e seksit, apo erotike në përgjithësi. Kështu, nëqoftëse ata thonin se një femër me pulpa të shëndosha nuk ishte e thënë ti kishte edhe shalët trashaluqe, kjo ishte kështu siç thonin ata, dhe këtë nuk e luante as topi. Biles, në bazë të kërcellit të këmbës nën pulpë, ata përcaktonin edhe zgjuarsinë e saj.
Puthjet ata i ndanin në tre kategori, epshore, eksituese dhe standarte. Dhe, kur tregonin ndonjë film erotik që e kishin parë një natë më parë tek njishi i Jugosllavit, ata e përcaktonin saktë se ç’lloj puthje kish qenë. Në këto raste ne mblidheshim rreth tyre dhe kënaqeshim tek i dëgjonim me gojë hapur, sepse ata kishin vërtet art në të treguarit e historive erotike; por ne ama, kishim gjithashtu shumë kujdes të mos u ndërhynim, apo ti kundërshtonim për ndonjë gjë, sepse ata e ndërprisnin tregimin në vend dhe nuk e fillonin derisa ti të ishe larguar, apo përzën nga të tjerët. Kështu përshembull, kur njëherë ai Bedriu kish dashur të shiste mënd, duke u ndërhyrë teksa ata po tregonin një pjesë nga erotik blu , ata e ndërprenë bisedën pikërisht në pjesën më kulminante të tregimit, duke na detyruar ne të tjerve ti jepnim disa shqelma atij hajvan Bedriut, për të dëgjuar më tej tregimin e këndshëm.Vërtet, vërtet, të dy elekroutët gëzonin respekt në oficinën tonë.
Gjithsej 40 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 » Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.