Forumi Horizont | Gjithsej 145 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit » Trego 145 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Edi Rama, nje Politikan frikacak (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18411)
Avokati i “djallit”, një ekonomist dhe Edi Rama
Ilir Yzeiri
Sa herë që ndërron pushteti ose sa herë që opozita duket se mund të vijë në qeverisjen e vendit, unë bëhem skeptik dhe e përgatis veten që të jem përsëri në opozitë. Konkretisht tani, unë kam filluar të ndiej se si do të gabojë PS-ja dhe Edi Rama kur të vijnë në pushtet në vitin 2013. Kjo ndjesi që kam lidhet me një lloj perceptimi kolektiv, i cili, i lodhur nga qeverisja e keqe e PD-së, nga krimet monstruoze të kryera prej saj, e përgatit veten ose e gënjen veten se do të qeveriset ndryshe, madje, siç thonë sociopsikologët, e sheh opozitën si një qeveri dhe meqenëse nuk e pranon qeverisjen aktuale, e zëvendëson atë me opozitën. Mirëpo çfarë ndodh? Personazhet e opozitës vihen kështu në një filtër të dyfishtë.
Dhe… ndodh që ti në nënvetëdije ndien se pak gjëra ndryshojnë. Kam disa kohë që jo vetëm unë, por edhe një publik më i gjerë se unë, sheh në TV që për problemet ekonomike flet Arben Ahmeti dhe Mimi Kodheli. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Të gjithë e mbajnë mend një seancë parlamentare për problemet e taksave ku zotërija Ahmeti kishte marrë një tabele dhe i tregonte popullit se si qeveria po e “rripte të gjallë” me taksën e sheshtë. Për këtë ai kishte zgjedhur si kategori – infermieren dhe na tregonte ne në tabelë, se një infermiere paguante më shumë taksë se kryeministri, e plot të tjera si këto. Pas kësaj u çua Ridvan Bode dhe i tha që kur ne morëm pushtetin kjo infermirja e kishte rrogën 12.500 lekë, sot e ka 32 000 leka se kështu flet Ridvani. Politika jonë fiskale ka dhënë rezultat sepse me anë të saj ne kemi rritur rrogat dy herë.
Kur të gjithë prisnin që argumentet e Bodes do të rrëzoheshin me argumente ekonomike, del Mimi Kodheli ose hija e zbehtë e Jozefinës në anën e majtë, dhe me një ton solemn thotë se kur të vijmë ne në pushtet do ta ndërrojmë këtë taksë. Jo! Në këtë mënyrë më mirë të mos vini kurrë në pushtet. Në qoftë se nuk kini argument tjetër dhe në qoftë se nuk argumentoni se përse duhet ndërruar sistemi fiskal, më mirë ndërroni argument dhe flisni për larjen e dhëmbëve. Më bëri përshtypje se edhe Edi Rama përdori po ashtu shembullin me infermieren. Tri herë gabim.
Nga pikëpamja e komunikimit dhe mediatizimit të tij, shembulli me infermieren nuk është gjetur mirë përkundrazi, është gjetur shumë keq. Në perceptimin e përgjithshëm infermierja nuk është kategoria që vuan, por ajo që e dyfishon pagën edhe me anë të korrupsionit në shëndetësi. Shembulli mediatikisht është gjetur keq dhe për ta promovuar atë është zgjedhur një ekonomist që nuk e zotëron artin e mediatizimit se ka një defekt të tmerrshëm në zë dhe mbështetet nga një zonjë që thotë vetëm një fjali : kur të vijmë ne në pushtet(kështu thotë zonja Kodheli).
Ndërsa lajmi tjetër se PS propozon Ardian Vishën për në KLD është trishtimi më i madh për gjithë ata që besojnë se opozita do të qeverisë ndryshe. Personalisht njoh me dhjetëra djem të rinj juristë të shkolluar në Perëndim, tepër të aftë dhe të kulturuar që janë pranë PS-së dhe është tragjike të mendosh se Ardian Visha, avokati që mbron të gjithë të akuzuarit e krimeve të pushtetit e të drogës, ky avokat që natyrisht është i aftë si profesionist, i aftë që të negociojë mes të pandehurit dhe gjykatës dhe që ka shpëtuar Fatmir Mediun dhe trafikantin turk, ky avokat i “talentuar” …propozohet nga Edi Rama për në KLD.
Kështu do të rilindë Shqipëria zoti Rama….? Më mirë të mbytet me Saliun sesa të rilindë kështu…
p.s. Ja kush eshte Politika dhe "Politikanet" shqiptare!!!!!!!
Gjithsej 145 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit » Trego 145 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.