Forumi Horizont Gjithsej 48 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit »
Trego 48 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Basketboll (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=225)
-- Basketboll. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1943)


Postuar nga qershor13 datë 30 Mars 2004 - 17:11:

Luftëtari: Në Korçë, vetëm për fitore

Gjirokastritet do të përballen me një sfidë të vështirë ndaj Skënderbeut.

Luftëtari vazhdon i qetë kampionatin e femrave në basketboll, duke fituar ndeshje pas ndeshjeje. Fundjavën e kaluar, gjirokastritet fituan ndaj Studentit, ku e veçanta ishte se trajneri i kryeqytetaseve ishte Sulo Beqiri, ish-trajner i gjirokastriteve vite më parë. Ai, për herë të parë drejtoi një formacion kundër ish-ekipit të tij. Në këtë takim, Luftëtari aktivizoi 6 lojtare: Mocevën, Llukanin, Çakiçin, K. Popjankovën, Hristovën dhe Sotirin, ndërsa Studenti aktivizoi Ajdinin, Çukanin, Golemin, Deliun, Çanin, Zenelin, Çapokun e Mazrekun. Pas ndeshjes, trajneri Thoma Kuçi do të shprehej për kampionatin:
- Studenti nuk paraqiti asnjë rezistencë dhe të shtunën zhvilluat vetëm një ndeshje formale...
- Studenti ështe një ekip që ka zhvilluar lojëra me nivel dhe luan mjaft mirë taktikisht, si në mbrojtje ashtu dhe në sulm. Në ndeshjen e fundit nuk i luajti titullarja dhe shënuesja rezultative, Përmeti. Ne e kishim vlerësuar ndeshjen dhe nuk lëshuam deri në fund, gjë që nuk i dha mundësi Studentit për më shumë.
- A nuk humbasin vlerat e kampionatit kështu?
- Kampionati i basketbollit për femra dihet që nuk është i nivelit të lartë dhe, përveç 3-4 ekipeve, të cilat janë të një niveli disi të kënaqshëm, ekipet e tjera lënë shumë për të dëshiruar. Kjo si rrjedhojë e shumë problemeve që tashmë janë të njohura.
- Ju aktivizuat vetëm Sotirin dhe jo lojtare të tjera të reja. Pse?
- Kjo është e vërtetë, pasi vetëm Sotirin kisha në dispozicion nga lojtaret e reja, pasi gëzon formën e duhur. Edhe të tjerat, kur të arrijnë atë çka u kërkohet, do të luajnë siç ka ndodhur më parë, kur ishin në formën e duhur.
- Ndeshja e radhës është ajo me Skënderbeun në Korçë. Si e parashikoni këtë sfidë?
- Të vështirë, sigurisht. Ekipin e Skënderbeut e vlerësojmë si një ndër më të fortët e kampionatit, sidomos kur luan në fushën e tij. Është një ekip me lojtare të nivelit të lartë dhe me mjaft përvojë. Por duke pasur objektiv fitimin e titulit kampion, ne do të shkojmë në Korçë vetëm për fitore.


  Gjithsej 48 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit »
Trego 48 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.