Forumi Horizont | Gjithsej 212 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit » Trego 212 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Ne na krijoi nje krijues po krijuesin kush e krijoi? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6777)
Jezusi? Qe Jezusi ka vdekur, eshte dore me nje ore (ashtu sic do vdesim te gjthe nje dite). Ajo qe dyshoj une, eshte "A eshte kryqezuar Krishti?" Ketu jam me dy mendje. Por ka mundesi qe po. Ajo qe une nuk i "jap dot dum" (sic thote populli yne, i urte luftarak dhe paqedashes) pra qe nuk e kuptoj eshte "Cfare simbolizon "Mosvdekja" e Krishtit sipas Bibles dhe Kuranit. (Cfare ka dashur "autori" me keto fjale?
) Sepse sic te thashe une e shoh Bblen apo Kuranin si Alegori, jo si roman
Por mbreme duke u menduar per ate "punen" e "Frutit te ndaluar" me erdhi nje ide. Sic kam thene edhe ne raste te tjera, Krishterimi (ose me sakte Kostandizmi ;p ;p ) ka huazuar ose me sakte ka vjedhur shume nga elementet e feve para-kristiane. Dhe po beja pyetjen. Pse "gjeja e ndaluar" ishte dicka qe nuk duhej te hahej dhe jo dicka qe nuk duhej te shihej apo te prekej? Dhe atehere m`u kujtua legjenda e Athinase. (Perendia e Arsyes). Athinaja nuk ka NENE. Sepse doli nga koka e Zeusit pasi ky i fundit PERPIU Mitin (Mendimin). Pra qe ne lashtesi, MENDIMI ishte dicka qe "hahej", "gelltittej". Pra njeriu "gelltiti" MENDIMIN. Por pse ishte e ndaluar qe njeriu te MENDONTE? Per te shpjeguar kete na vjen ne ndihime Miti i Prometeut. Pse u kryqezua Prometeu? Sepse u dha zjarrin njerezve. Po ku qendronte "mekati"? Sepse Zjarri ishte EKSKLUZIVITET i Zeusit. Pra Prometeu u dha njerezve nje mjet HYJNOR te cilin ata "nuk e meritonin". Po ashtu si Zjarri, Mendim ishte EKSKLUZIVITET i Zotit. njeriu nuk duhej te MENDONTE sepse nuk ishte perfekt, dhe nuk e meritonte ate DHUNTI. Prandaj edhe Adami dhe Eva u denuan nga Zoti ashtu sic Prometeu u denua nga Zeusi.
P.S Me keto idete e fundit po surprizoj dhe veten time me thene te drejten.
Gjithsej 212 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit » Trego 212 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.