Forumi Horizont | Gjithsej 70 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit » Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historiku i studimeve gjeologjike (i detajuar) (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=153)
-- 3.III. Kërkimet dhe Punimet Gjeologjike të kryera nga shteti Shqiptar (1945-2000) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=752)
• Në rrethin e Korçës punimet e kërkim zbulimit për bakër janë kryer nga K. Zeqo, P. Kalina në vendburimin e Rehovës dhe në shfaqjet minerale përreth, “Raport mbi punimet e zbulimit në vendburimin e bakrit Rehovë me llogaritjen e rezervave me gjendje 01.01.1964” Pogrdec 1964, dhe “Raport mbi ndërtimin gjeologjik dhe llogaritjen e rezervave për vendburimin e Rehovës” Korçë 1969 ; ndërsa më tej punimet i ka drejtuar P. Kalina, “Raport mbi ndërtimin gjeologjik dhe llogaritjen e rezervave të xeherorit të bakrit të vendburimeve Rehovë, Dushku i trashë me gjendje 1. 1. 1971” Korçë 1971.
R.Shehu, M. Shallo disa rezultate të studimeve të bëra për bakrin i kanë paraqitur në “Ligjshmëria e përhapjes së mineralizimit sulfid të bakrit në Shqipëri” Përmb. Stud. Nr. 2, 1965; R.Shehu i ka pasqyruar edhe në broshurën “Bakri” Tiranë 1965.
Gjatë disa vjetëve M.Shallo ka bërë kërkime dhe studime tematiko-përgjithsuese për mineralin e bakrit për rajone dhe zona të ndryshme që i ka paraqitur në raporte, relacione dhe artikuj, si në “Disa mendime mbi vendburimin bakër kalçedon të Rubikut dhe rajonin xeherormbajtës Rubik-Shënmëri” Tiranë 1965, “Gjeologjia dhe mineralizimi sulfid i rajonit Qafbari-Munellë” Tiranë 1966, “Mbi mineralizimin sulfid dhe lidhjen e tij gjenetike me magmatizmin në pjesën veriore të zonës së Mirditës” Tiranë 1966, “Disa të dhëna të reja mbi magmatizmin masiv në rajoonin e Munellës” Bul.USHT. ser.Shk.Nat. Nr.4, 1966; “Shkëmbinjtë ceolitikë ndërmjet keratofireve kuarcore të rajonit të Munellës” Përmb.Stud. Nr.6,1967; “Vështrim i shkurtër mbi magmatizmin dhe mineralizimin sulfid lidhur me të në pjesën veriore të zonës së Mirditës” Përmb. Stud. Nr.5, 1967, “Mbi mundësinë e rajonizimit metalogjenik për bakër të zonave të brendshme të Shqipërisë” (referuar në konsultën e bakrit Pukë 1968). “Disa të dhëna të reja mbi magmatizimin efuziv të rajonit të Munellës” Bul. USHT, ser.Shk. Nat. Nr. 4, 1968, “Disa veçori të ndërtimit gjeologjik dhe të mineralizimit sulfid të rajonit të Munellës » Përmb – Stud Nr. 12 1969, “Disa aspekte të gjeologjisë dhe të gjenezës së vendburimeve kalçedone vullkanogjeno-sedimentare të vendit tonë” Përmb. Stud. Nr. 2 (15), 1970; “Mbi problemin e magmatizmit acid në Shqipëri” Bul.USHT. ser.Shk.Nat. Nr.4, 1970; dhe bashkë me P. Kati “Ekoglite midis shkëmbinjve ultrabazikë të Dervenit” Bul.USHT. ser.Shk.Nat. Nr.2, 1968.
T.Biçoku, F.Bakalli mendimet e tyre për kërkimin e bakrit i kanë paraqitur në referatin “Disa drejtime të kërkimit të bakrit në vendin tonë” 1968 mbajtur në konsultën për bakrin të organizuar në qytetin e Pukës nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjeologjisë me gjeologët që merreshin me kërkimin e bakrit.
Studimet petrografike, mineralogjike dhe gjeokimike të xeherorëve të bakrit janë bërë nga specialistët e Institutit të Kërkimeve Gjeologjike. Kështu I.Turku analizat petrografike i ka përshkruar në “Raport petrografik i vendburimit të Kurbneshit” Tiranë 1961. Ai ka studiuar edhe paleovullkanizmin “Mbi paleovullkanizmin në Shqipëri” Përmb.Stud. Nr.2,1965. A.Tërshana në “Karakteristika petrografike e shkëmbinjve të vendburimit Gjegjan” Tiranë 1965, dhe “Karakteristika petrografike e shkëmbinjve të vendburimit Rehovë” Tiranë 1965. P. Çili, P. Kati në artikullin “Pektoliti dhe të dhëna të tjera të kontaktit të ultrabazikëve dhe efuzivëve në rajonin e Rubikut” Përmb.Stud. Nr.1,1965.
Zh. Kotmila, M.Tophana studimet gjeokimike i kanë paraqitur “Disa të dhëna mbi sjelljen e nikelit dhe kobaltit në vendburimin e bakrit Kurbnesh” Tiranë 1962
Ndërsa P. Kati, Zh. Kotmila rezultatet e studimeve mineralogjike e gjeokimike i kanë pasqyruar në “Disa të dhëna mbi mineralogjinë dhe gjeokiminë e vendburimit të bakrit Spaç” Tiranë 1964, “Të dhëna mbi mineralogjinë dhe gjeokiminë e vendburimit Derven” Tiranë 1965; dhe “Të dhëna mbi mineralizimin dhe gjeokiminë e vendburimeve piritoze të Tuçit dhe Spaçit” Permb. Stud. Nr.2, 1965, dhe vetëm P. Kati “Disa të dhëna mbi mineralogjinë e vendburimit të Tuçit” Tiranë 1963, “Ceolitizmi i shkëmbinjve plagjiogranite në rajonin e Tuçit” Përmb.Stud. Nr.1,1965; “Disa të dhëna mbi mineralogjinë dhe gjeokiminë e shfaqjeve të mineralizuar të bakrit Munellë-Qafbari” Tiranë 1966, “Fluorit dhe barit në zonën e mineralizuar të Qafbarit” Përmb. Stud. Nr.7, 1967; “Sfalerit nga zona e Munellës” Përmb.Stud. Nr.9-10,1968.
A.Çina rezultatet e analizave mineralogjike e mineragrafike i ka pasqyruar “Mbi sjelljen e kobaltit në xeherorët e vendburimit të Kurbneshit” Bul. USHT, ser. Shk. Nat. Nr. 2, 1962, “Mbi veçimet kolomorfe të xeherorit piritoz në pjesën siperfaqsore të vendburimit të Dervenit” Bul.USHT, ser.Shk.Nat. Nr.3, 1963, “Disa të dhëna mbi mineralogjinë dhe karakterin e xeherorit të vendburimit të bakrit Gjegjan” Tiranë 1968, “Mineralogjia e xeherorëve damarorë kuarc – sulfurë të bakrit të masivit gabror të Kaptencës” Tiranë 1970. S. Deda “Mbi problemin e shkëmbinjve gabroide të zonës së Mirditës” Bul.USHT. ser.Shk.Nat. Nr.1, 1970. V. Shehu “Mbi gjenezën e granofireve të Fierzës” Bul.USHT. ser.Shk.Nat. Nr.1, 1970.
Studime metodike për marrjen e provave në vendburimin e bakrit kanë bërë H. Çaslli, P. Bërxhiku, R. Shehu, V. Aleksi “Raport paraprak mbi studimin e metodës së marrjes së provave në vendburimin Thirrë” Tiranë 1970.
Z. Gera ka studiuar pasurimin e mineralit të bakrit Spaç “Studim teknologjik i pasurimit laboratorik të bakrit Spaç”
B. Mehmeti ka bërë kërkime për zink në Malin me Gropa “Relacion mbi punimet e kryera në Malin me Gropa për kërkimin e shfaqjeve të zinkut” Tiranë 1968.
Gjithsej 70 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit » Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.