Forumi Horizont | Gjithsej 121 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit » Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Teme sa per te diskutuar (politike-sociale-psikopatologjike) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7626)
Konstatim,konstatuesish
Te them te drejten disa shkrime lene shume per te deshiruar dhe une do perpiqem qe te jap thjesht argumentat e mia,mbi ndonje loje fjalesh apo ndonje konstatim te gabuar konstatuesish,do perpiqem gjithashtu qe mos te jem shume i komplikuar e te krijoj veshtiresi ne konstatim,ndoshta ndonje konstatues mund te ndihet i limituar ne kete rast,sidoqofte duhet punuar per zgjerime horizontesh jo per mbylljen e tyre.
1)Dikush ketu foli pak mbi copezat e shpreses te nje zemre te burgosur.Qe ne vetvete nuk mund te bejme ironi me kete fenomen,por padashje nuk ngelemi vetem ketu,sepse konstatuesit pa asnje lloj lidhjeje familjare me mua si individ,apo dashurore,apo qofte dhe seksuale(me qe konstatuesit e permendin shpesh seksin)me fusin ne korniza e me perkufizojne,me konstatojne me mire se perkufizimi eshte nje shkalle me siper.Sidoqofte le t'ia leme ironise kete,kjo eshte pjese e konstatuesve te cilet behen edhe me te kendshem ne publikun e gjere te nje forumi prestigjoz.Konstatues te dashur,si anetare te shkencave ekzakte me thoni pak se cfare do mendonte Gjon Buzuku,apo vellezerit Frasheri per Shqiperine,pa vene shume baste mbi ta.Eshte mekat te vesh baste mbi te vdekurit aq me teper mbi figura thoshte nje plak i mocem i Sarandes(meqenese konstatuesit i kane shume qejf edhe citimet,si shprehje e nje intelekti te rralle,po hyj edhe une disi ne boten e tyre).Po a mos valle konstatuesit vigjilente ju nuk e keni kuptuar se ju mungon etika dhe menyrat e ndertimit te nje shkrimi te rregullt le te themi???
2)Konstatimet sherbejne ne cdo hap te jetes se njeriut,si dukuri e nevojshme drejt progresit.Aty ku nuk jam dakord une me konstatuesit eshte se ata na servirin nje realitet te ekzagjeruar sigurisht,te cilin e njohim te gjithe shume mire.Qe te jem sa me i thjeshte,kjo serviret ne nje forme te bukur nga konstatuesit si nje tufan pas qiellit te kristalte sic e thone edhe vete ndonjehere,te cilet duke futur edhe ndonje ngjyre te embel poetike,gjithsesi demode,te rijapin nje realitet qe ti e prek ndoshta edhe perdite,por rendesi ka qe ata ta japin serish e serish,e ne kete moment fillojme te bezdisemi nga zhuzhurimat e bleteve llafazane sepse nuk na pelqen te riflasim per te njejtin fenomen ku vetem shembujt jane te larmishem pa dhene asnje ide personale,apo asnje alternative.Nga ana tjeter konstatues te nderuar,bashkekombas shqiptare pse me kerkoni alternativa kur une nuk kritikoj,mos valle i takon me teper nga ana morale konstatues-kritikuesve qe t'i japin te paret e pastaj te tjereve???Midis rreshtave te nje paragrafi jemi te detyruar edhe te lexojme me merzi gjera jashte teme,apo sinonim-krahasime te tejzgjatura,sidoqofte kjo ngelet ne ndergjegjen e gjithsecilit,por jo te etikes.Personalisht nuk kam menduar te rris kelyshe sepse jam larg stadit te kafshes,nejse ketu nuk dua te prek vullkane te ashpra filozofike qe femijes i thone kelysh,sepse konstatuesit do te prekeshin,e do te nderhyja ne dellin e tyre poetiko-nihilist.
3)Pse nuk perpiqeni te me kuptoni konstatues ne ato qe them,e te nxirrni nje konkluzion,larg lojrave fjalesh te tipit konstatim i gjuhes se perbashket etj etj,pse kufizoheni ne mendime e nuk reflektoni mbi ate qe kam dashur te them?Sigurisht qe nuk mund te shpjegoj nje shkrim te tere,por shume gjera jane shume larg te qenit te verteta.Ndonje konstatuesi mund t'i interesoje me shume nje vogelsi drejtshkrimore se sa nje fenomen ne pergjithesi,megjithate dhe per kete ju fal,sepse ben pjese ne disa fenomene per te cilat nuk eshte faji juaj.Ne c'moment konstatues te nderurar shprehjen vrime e kam perdorur per halet?Gjithashtu kjo gjuha vulgare nuk duhet harruar qe te dihet si te perdoret,hyn tek mjeshteria e te shkruarit e perdoret me moderim,sepse kur tejkalohet nuk behet me fjale per virilitet intelektual,ngjyruar kjo edhe me ndonje fjale te huaj qe perpiqet mjerisht ta beje shkrimin paksa me modern e bashkekohor,megjithate edhe per kete nuk eshte faji juaj konstatues dashamires.Nga ana tjeter nuk kam nevoje te bej larje halesh,kjo nuk hyn ne kompetencat e mia,me perlqen me teper te parashtroj nje kendveshtrim.E me qe ndonje konstatues eshte ne korrent te vazhdueshem me politiken apo historine franceze,per cfare larjesh apo spastrim halesh e ka fjalen,mund te na e thote me konkretisht?
4)Me pelqejne shume diskutimet,kur ka gjera per te thene e ku nuk perserisim njepasnje te njejtat shembuj te trajtuar me ngjyra pak me roze,apo bojeqielli te hapur.Me intereson shume vetja ime si shqiptar,por kam nevoje te kthej pas koken e te kuptoj historine time,prejardhjen.Asgje nuk vjen kot ne kete toke,por si rezultat i nje sere vargjesh historike te cilet qendrojne ngushte lidhur me njeri tjetrin.Prape konstatuesit perpiqen te konstatojne por pa kuptuar pse-ne e nje konstatimi,por edhe per kete nuk i ve faj.Se fundmi nuk ndihem aspak i dyzuar(pse te shtoj rrokje te kota e te them i dyjezuar),do me dukej mungese e theksuar personaliteti dhe mungese sigurie ne vetvete,ndaj s'kam pse te sforcohem se edhe qytetar i rregullt shqiptar apo boteror kam qene gjithmone,edhe pasaporten e rregullt e kam,e deri me tani nuk kam pasur kurre probleme kufijve,apo gjetje shtepish,e kjo ka te beje me faktin se cfare mund te reflektoj une nga karakteri im ne menyre qe nje person i dyte t'i lere pas paragjykimet,e thena aq mjeshterisht nga konstatuesit e epokes sone.Sa per ata te epokes tjeter,ata rilindas qe konstatuesit mund te gjejne edhe rastin te flasin me ironi,ishin ne rradhe te pare percues te dijes,analizues,publiciste,kritike,konstatues gjithashtu,por ishin nje bashkesi vlerash,jo thjesht konstatues.Te me ndjeni konstatues te dashur per ndonje fjale te tepruar dhe ju uroj gjithe te mirat
Gjithsej 121 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit » Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.