Forumi Horizont Gjithsej 51 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit »
Trego 51 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Lajmet e fundit nga Kosova dhe Rajoni. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8617)


Postuar nga ksenia datë 22 Maj 2006 - 11:46:

The Washington Times:

Që nga mbarimi i luftës në vitin 1999, Lobi serb, përveç trajtimit të qëllimtë të shqiptarëve si forcë terroristësh myslimanë në zemër të Evropës, po shpenzon energji të madhe edhe në përpjekjet për prezantimin e shqiptarëve si liderë të rrjeteve të krimit të organizuar, të përfshirë në trafikimin me qeniet njerëzore, me drogë dhe me armë në Ballkan.
Më 9 maj, “The Washington Times” botoi një shkrim të llojit opinion që njihet me emrin “Asi-Ace” dhe që kësaj radhe kishte për autor një ushtarak të pensionuar amerikan dhe mbante titullin “Tmerri i Kosovës”, në të cilin admirali amerikan në pension, Lions, luftën kundër trafikimit e shihte si “pjesë integrale të luftës kundër terrorit” dhe përmendtte Kosovën si qendër të aktiviteteve të paligjshme në Evropën Juglindore, që sipas tij datonte qysh nga lufta e Kosovës e viteve 1998-1999.
Lyons, admiral i marinës amerikane në pension e denonconte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizëm me prirje “kriminale dhe terroriste që mbante lidhje me mafien shqiptare në Evropë“.
Atë që nuk e tha dot “The Washington Times” përkrah botimit të artikullit të Lionsit është se autori nuk është kurrfarë analisti ekspert, por anëtar i një bordi këshillimor të “Këshillit Amerikan për Kosovën”, organizatë frontale për lobin serb të krijuar nga kompania kontraktuese këshilldhënëse “Venable” dhe e grupit të tyre të bashkëpunimit “Global Strategic Communications.

The Washington Times:


  Gjithsej 51 faqe: « E parë ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit »
Trego 51 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.