Forumi Horizont | Gjithsej 435 faqe: « E parë ... « 363 364 365 366 367 368 369 370 371 [372] 373 374 375 376 377 378 379 380 381 » ... E fundit » Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Zoti? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6378)
Citim:
Po citoj ato që tha Auberoni
El-Ninjo, krejt ne rregull, por, ke bere nje gabim logjik.
Eshte e vertete se makina pa kujdesje\mirembajtje do te shkatrrohet me kalimin e kohes. Ne kete perfundim kemi ardhur duke ditur faktet ne vijim:
- Njohim materialin prej te cilit eshte krijuar makina;
- Njohim forcat qe veprojne ne makine;
- Njohim kufijt, madhesine, lligjet dhe forcat qe e vejne ne veprim;
- Njohim rezistencen e makines;
- Te gjithe e kemi te njohur se si reagon makina ndaj zjarrit apo ujit etj;
- Njohim cdo gje rreth makines.
Pra, duke njohur makinen dhe cdo gje tjeter qe e rrethon, kemi ardhur tek ky perfundim.
Tash, nese deshiron te thuash te njejten gje, se universi do te shkatrohet nese Zoti nuk kujdeset per te, duhet te dish te pakten:
-Materialin prej te cilit eshte ndertuar universi;
-Duhet te dish se prej ku deri ku shtrihet universi;
-Duhet te njohesh forcat qe veprojne ne univers;
-Nuk duhet te harrosh se te gjitha ligjet e fizikes e fizikes (pervec te Ajnshtajnit) nuk vlejne sapo leshojme orbiten e tokes;
-Duhet te jesh i sigurt se Zoti ka aftesi te mirembaje universin dhe t'a riparoj;
-Qe te jesh i sigurt se Zoti ka aftesite e duhura, duhet ta njohesh Zotin. Pastaj po e marrim shembull se e njeh Zotin, mendoj se TI nuk je i kualifikuar te ia verifikosh aftesite e tije per mirembajtjen e universit.
Duke marre parasysh se asnjeren prej te lartecekurave nuk e permbush, pra; logjika e shendoshe kundershton pohimin tend si te pabaze sepse per gjera qe NUK i njeh, nuk mund te japesh mendime.
Nese je duke tentuar te thuash se vete ekzistenca e universit dhe e jona logjikisht nenkupton krijuesin i cili posedon te gjitha mjetet\dijen e duhur per te mbeshtetur tezen tende, pra, e ka krijuar, ka aftesi ta drejtoj dhe shkatrroj, prape, ky ngelet vetem nje pohim pamvarsisht nga mundi i kotë qe merr te na bindesh. Okay, as une dhe asnje frymor me dy kembe nuk e di pergjigjen e sakte edhepse edhe une lirisht mund te lansoj nje teori se universin e drejton nje qenie me 17 duar dhe 1 sy, dhe kjo 'teori' imja ndaj tendes do te ishte proporcionalisht e pamundur per t'a deshmuar.
Gjithsej 435 faqe: « E parë ... « 363 364 365 366 367 368 369 370 371 [372] 373 374 375 376 377 378 379 380 381 » ... E fundit » Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.