Forumi Horizont | Gjithsej 435 faqe: « E parë ... « 365 366 367 368 369 370 371 372 373 [374] 375 376 377 378 379 380 381 382 383 » ... E fundit » Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Zoti? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6378)
pergjigje per aint..…se pari me lejo te tregoj dicka..nuk ti tash nga mendja ime ato me siper..se nuk nxirren gjerat ashtu me hamendje..apo nuk mendon edhe ti ne te njeten menyre?? ï_ ï_ libri nga i mora informacionet ka keto te dhena: Title: The Creation of the Universe/ Author: Harun Yahya/ Translated By: Robert Bragner/ Printed at : Toronto – Canada/ fq.35-36
Citim:
Po citoj ato q� tha aint
Ore po ti paske bere zbulim ne fizike. Nuk po tallem. Ti me kete arsyetim ke hedhur poshte ligjin e dyte (dhe jo te tretin) te termodinamikes. Plus qe kontradikton veten tende.
Te shpjegohem.
Thua: "Ligji i Entropise thote qe ..etj etj... pra gjerat duhet te shkaterrohen", por (vazhdon ti) eshte zoti qe nuk e len te ndodhe. Atehere i bie qe ligji i Entropise te mos jete i vertete!!! Se po te ishte i tille, gjerat duhet te shkaterroheshin, gje qe nuk po ndodh. Pra: a eshte i vertete apo s'eshte i vertete ligji i dyte? Dhe ketu qendron edhe kontradikta ne llogjike. Vjen me nje pohim qe e presupozon te vertete nga fizika, dhe e hedh poshte po vete duke perzier aty zotin.
Me kupton? Kaq per ligjin e dyte. (1)
Por termodinamika ka edhe ligje te tjera. Ti ke kapercyer direkt tek i dyti, po te parin e ke lexuar? Ai thote: "energjia dhe materia as nuk krijohen e as zhduken". Si tia bejme tani meqe librat e shkruara mijera vjet me pare na mesojne qe zoti e krijoi gjithesine nga hici? Apo as ligji i pare s'eshte i vertete?(2)
Ah e gjeta vete pergjigjen. Zoti eshte jashte kohes dhe materies. Krijoi ligjin e pare te termodinamikes dhe nuk perzihet me me te. Po ashtu krijoi edhe te dytin, por cuditerisht nderhyn shume tek ky i dyti. E krijoi sa ta zbulonin shkencetaret, por me tutje nuk e len qe te zbatohet.(3)
-----------
Tjeter.
Flet per persosmerine e universit. E cileson ate si te perkryer etj.
Pyetja qe kam une eshte: Me cfare e krahason?
Sepse, kur flet ne menyre superlative (dmth krahasimore psh. i mire, me i mire, i perkryer) duhet te keshte nje bashkesi me te pakten dy objekte dhe ajo qe eshte me e rendesishmja duhet te keshe nje funksion mates (ose metrike) ne menyre qe te krahasosh
Psh kur krahason mollet. Kemi te pakten dy molle dhe metrika do te ishte shija. Dhe keshtu kemi te drejte te themi qe kjo molle eshte me e mire apo kjo molla tjeter eshte e perkryer.
Ti universin me cfare e krahason? Cili eshte universi nr 2? Cila do te ishte metrika qe perdor? (se universi krahasohet me universin, ashtu si mollet krahasohen me mollet dhe jo me dardhat).
Se mos me thuash eshte i perkryer sepse planetet rrotullohen rreth diellit etj etj. (4)
Gjithsej 435 faqe: « E parë ... « 365 366 367 368 369 370 371 372 373 [374] 375 376 377 378 379 380 381 382 383 » ... E fundit » Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.