Forumi Horizont | Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 368 369 370 371 372 373 374 375 376 [377] 378 379 380 381 382 383 384 385 386 » ... E fundit » Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)
E dashur vete...
Pse dorezohesh tani?
Shtrengo dhembet,mbylli syte dhe ec ne rrugen tende.
Nuk jane lotet qe do te sjellin stuhine ne jeten tende.
Nuk jane lotet qe do te permbysin te sotshmen.
Nese nuk do ta shohesh boten,mbylli syte dhe mos e shiko.
Nese nuk do te te shohin te merzitur, buzeqesh gjithmone.
E dashur vete...
Zgjohu...merr jeten tende ne dore ...dhe fillo te ecesh rrugeve te reja.
Mos harro te kthehesh pas,per te marre me vete ate qe te duket me e mire.
Mos harro te hedhesh pas, ate qe nuk deshiron te marresh me vete.
E dashur vete...
Jemi vetem ne te dyja,si gjithmone...si perhere...ne lufte kundra te gjitha pengesave qe do te na dalin perpara.
Jemi te dyja duke mbajtur njera-tjetren,ne cdo renie nga shkallet e jetes.
E dashur vete...
Rifillo te buzeqeshesh....beje per mua...
E dashur vete...
Fillo te ecesh....duhet te ecesh...ke shume qellime perpara qe te presin...
E dashur vete...
Ngrihu e fillo te ecesh....!!
E dashur vete....
Mos harro Buzeqeshjen! ... Do te na duhet, rruges...! )
21.06.2011 © E.
Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 368 369 370 371 372 373 374 375 376 [377] 378 379 380 381 382 383 384 385 386 » ... E fundit » Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.