Forumi Horizont | Gjithsej 435 faqe: « E parë ... « 369 370 371 372 373 374 375 376 377 [378] 379 380 381 382 383 384 385 386 387 » ... E fundit » Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Zoti? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6378)
nino,
Pyetja ime ishte. Me ke e krahason universin? Pyetja eshte e thjeshte.
Ose pergjigju pyetjes ose me trego qe eshte pyetje jo-koherente.
Ti cfare ben? Te vjen ne ndihme "argumentum ad verecundiam". Me ben nje citim te Plank, dhe me e cudicmja eshte qe s'ka fare lidhje me pyetjen. Ashtu mund te bej dhe une, po do te kthehej nje konfrontim citatesh. Kete do bejme??!!!
Edhe nje here te fundit per entropine (se u kthye ne fizike ketu)
Kuptoje mire. Gjeja e pare qe duhet te kuptosh eshte qe kur flitet per entropi flasim per sisteme te izoluar. Ok? Asgje ne univers nuk eshte sistem i izoluar, pervec ndoshta universit vete. Pra brenda universit entropia ne nje zone te hapesires mund te zvogelohet ne kurriz te nje zone tjeter. Zvogelimi i entropise do te thote organizim (jo detyrimisht po nejse mbi keto baza po debatojme). Cfare ka ketu kaq te pamundur qe duhet patjeter nderhyrja e zotit?
Po me universin c'ndodh? Sipas kuptimit te sotem te entropise, ajo po rritet (dmth universi si i tere po shkaterrohet). Dhe ndoshta universi do te shkaterrohet (nqs nuk shkaterrohet me perpara per shkak te zgjerimit dhe ftohjes, ose big crunch). Kaq thote shkenca me dy fjale. C'hyn zoti ketu.
Big bang.
Shkencetaret nuk thone qe big bang erdhi nga hici. Ate e thua ti. Shkencetaret thone qe erdhi nga nje singularitet, qe eshte me teper nje model matematik qe shkon pertej imagjinates sone. Nje perfytyrim i ketij singulaiteti do te ishte nje pike shume e nxehte dhe e dendur (pra s'eshte hici). Fjala pike ka nevoje per shpjegim, sepse hapesira dhe koha akoma nuk jane formuar, por do te zgjateshim shume. As ketu s'ka lidhje fare zoti. Mbetet thjesht nje spekulim qe keni qejf ta thoni dhe kaq. Shkenca nuk provon asgje ne lidhje me zotin.
Ia ke hyre nje rruge pa krye me keto shkencat (dhe nuk i din dhe aq mire). Nuk do te mund te provosh asgje. Je i vetmi qe ia ke hyre rruges se pamundur qe te vertetosh zotin me ane te teorive shkencore.
tung edhe per kete here.
Gjithsej 435 faqe: « E parë ... « 369 370 371 372 373 374 375 376 377 [378] 379 380 381 382 383 384 385 386 387 » ... E fundit » Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.