Forumi Horizont Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 370 371 372 373 374 375 376 377 378 [379] 380 381 382 383 384 385 386 387 388 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)


Postuar nga Fajtori datë 29 Nëntor 2009 - 08:50:

Ashtu eshte, por e keqja e zgjedhur mbetet e keqe, nuk behet dot e mire.

Eshte interesante si arrin Berisha te hipnotizojne njerezit. Bind turmen se nuk duhet te ndjeke llogjiken, por emocionet e momentit. Shtyn istitucionet ne politizim, shtyn njerezit ne shesh, polarizon shtetin, e kthen ne barrikate per tu mbrojtur.

Te gjithe kryeministrat e meparshem kane dhene doreheqje ne interes te stabilitetit te kombit. Perkundrazi ky mundohet te ndaje miletin, ta nxjerre ne shesh, te luftoje me mullinjte e eres. E ka kthyer Shqiperine ne republike bananesh, nga ato qe mbahen me garda besnikesh te presidentit.

Ky paradoks i gjalle, i cili organizoi grusht shteti ne Shtator 1997, akuzon sot se po i bejne grusht shteti. Ky qe kishte organizuar marrjen e TVSH-se, radios dhe kryeministrise me 14 Shtator (njoh deshmitare qe ishin ne shesh ate dite). Cdo njeri i pergjegjshem do kishte dhene doreheqjen per te miren e kombit.

Por kete s'mund ta beje ai qe nuk pati turp per luften civile qe shkaktoi ne 1997-en.

Naten qe u zgjodh Rexhep Mejdani president Shqiperia u mbulua nga krismat. Nuk mbeti njeri pa shkrehur armet, ndersa ajri vinte era barut.
Mos u lumturuan qe po zgjidhej Mejdani president? Kush e njihte Mejdanin xhanem?
Pergjigjia eshte e thjeshte, ato ishin krisma spontane per ikjen e presidentit qe i çoi ne lufte civile.


  Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 370 371 372 373 374 375 376 377 378 [379] 380 381 382 383 384 385 386 387 388 » ... E fundit »
Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.