Forumi Horizont Gjithsej 95 faqe: « E parë ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 41 42 43 44 45 46 47 » ... E fundit »
Trego 95 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Epitafe (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13973)


Postuar nga Enya datë 11 Korrik 2007 - 07:14:

Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP
 

Ne vend te titullit:

-Nuk paska vallë një shërim
Për këto të miat “stigmata”……….?

 


 
Si trungu që prej zjarrit është djegur
Dhe qan, dhe e njom plagën me kujdes;
Ashtu dhe shpirti im rënkon i prekur.
Një dhimbje e përshkon mes e permes.
 
Por plagët e di mirë nuk shërohen
Dhe lot’ i zi mjekim nuk behet dot.
“Stigmata” her’ pas here do të zgjohen
Nga ironi e kohës që rrjedh kot.
 
I shoh si dridhen hijesh gjer në hon,
Fantazmat që vet’ Hadi më tregon.
 
 
DXP



Fantazmat miku im nje dite do zhduken,
ashtu si plaget shpirtit gjithe pertim.
Kushdo qe dashuroi pa frike,
gjeti qetesine e drites cdo agim.

Fantazmat nuk te hane miku im,
si yjet ndezur zgjuar le te rrine.
Mburoje e jotja sonte do te behem,
do gris maska fantazmash gjer ne zgjim......

Enya.


te pershendes Mister DxP.


  Gjithsej 95 faqe: « E parë ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 41 42 43 44 45 46 47 » ... E fundit »
Trego 95 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.