Forumi Horizont | Gjithsej 48 faqe: « E parë ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 41 42 43 44 45 46 47 » ... E fundit » Trego 48 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Basketboll (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=225)
-- Basketboll. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1943)
Aleksandër Damo i huazohet Dritës.
Basketbollisti shqiptar me klub të ri në Kosovë.
Basketbollisti nga Shqipëria, Aleksandër Damo, që nga e shtuna e kaluar është pjesë e skuadrës së Dritës së Gjilanit deri në përmbyllje të këtij sesoni. Marrëveshja e arritur ndërmjet Dritës dhe Mabeteksit do të vlejë deri në përfundim të këtij sezoni, pasi më tej Damo do të kthehet sërish te Mabeteksi. Aleksandër Damo vjen te Drita si zëvendësim për boshnjakun Shuta Xhenan, i cili tashmë është kthyer në Bosnjë. Ndonëse ka kohë që trajneri i Dritës, Bujar Shehu, ka paralajmëruar se duhet të ndërrohen disa lojtarë në skuadër, drejtuesit e Dritës, paksa me vonesë, kanë ndërhyrë në këtë sugjerim të tij. Sipas Shehut, Drita deri më tashti kishte angazhuar lojtarë të paverifikuar, ndaj edhe rezultatet e saj nuk kanë qenë të lakmueshme. Damo, në këtë sezon nuk është aktivizuar rregullisht në lojë, pasi trajneri i Mabeteksit nuk e kishte vlerësuar të tillë praninë e shqiptarit në fushë, ndërkohë që zyrtarët e KB Mabeteksit e kishin angazhuar në rolin e zëvendëstrajnerit. Aleksandër Damo, gjatë një ndeshjeje të këtij sezoni sportiv, ka luajtur me fanellën e Kastriotit të Ferizajt, duke shënuar plot 60 pikë.
Gjithsej 48 faqe: « E parë ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 41 42 43 44 45 46 47 » ... E fundit » Trego 48 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.