Forumi Horizont Gjithsej 122 faqe: « E parë ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 41 42 43 44 45 46 47 » ... E fundit »
Trego 122 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Nga Pavarësia deri në ditët e sotme. (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=396)
-- Gjuha Shqipe: A po defermohet ajo (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=209)


Postuar nga -ER- datë 11 Prill 2004 - 22:58:

Jam i merzitur, ca me teper, me diçka tjeter: disa djem e vajza -pa e ditur- po sjellin ketu ca shkrime pa vlere, qe shqipes me shume i prishin pune, sesa i ndreqin.
Me nje stil krejt pa shije, vlerat e shqipes fryhen e sterfryhen, dhe deshira e mire ia le shpejt vendin nje lloj manie per kryeprimje (protagonizem), aq sa arrihet, fare kollaj, ne zbulime shkencore vertet te hatashme (lexo: qyfyre te mirefillta), te tilla qe do t'i ngjallnin zili cilitdo romancieri te fantashkences.
I vishen shqipes nje varg meritash te rreme, me zell çuditerisht kembengules, thuajse maniakal; perseriten refrene te zvargur tejet, nen dritat dhe tingujt e nje melodie gjoja te modes.
Ekstravagance folklorike, me dy fjale! Per te qeshur, e per te qare...
Kujdes, o miq, s'kemi pse genjehemi vetmevete (te biem ne iluzion), vetem sepse keshtu mund te harrojme, mbase, hallet -te trupit, te shpirtit, te mendjes- , thua se mitet e rreme te ishin marihuane; thua se shqipja, me ne se bashku, te kish nevoje per pakez mjegull.
Oh, gjuha jone s'ka nevoje per asgje nga keto, dhe as ka nevoje per tu sterpohuar (afirmuar). Eshte ajo qe eshte, dhe ne e duam me shume se te tjerat, se eshte jona!
Garat mbi "rendesine" e gjuheve me kujtojne kohet kur shkonim ne kopesht dhe grindeshim per hiçgje ("e cilit eshte makina me e madhe?", "e ciles eshte kukulla me e bukur?").
E qarte: S'mund te presim qe ky forum te shnderrohet ne reviste shkencore - ketu jemi te gjithe amatore! Rrjeti (Interneti) eshte nje truall i lire: vend fushimi e shesh beteje, pa gardhe apo hendeqe; park dashnoresh dhe kafene... Mund te hyje aty kush te doje, dhe kushdo mund te marre fjalen. Edhe ai i padituri, qe asgje nuk di mbi paditurine e vet.
E keqja eshte se mosdija e ndonjerit arrin te brumose mosdije tek tjetri, e keshtu me rradhe.
Madje, disa nga xhevahiret qe serviren, vijne drejtperdrejt nga shtypi shqiptar, qe ka, veç te tjerash, edhe statusin e nje institucioni kulturor! (Mjere shtypi yne, qe po katandiset ne vater thashethemi dhe barrake (kioske) te paaftesh! E mjere ne qe s'bejme dot pa te - kundermon, por eshte yni, ç'ti besh!).
Ju ftoj, serish, t'i shmangeni keqkuptimeve te ketij lloji.
Dua te uroj Trojanin per artikullin e Shvarcit, dhe Treshin per shkrimet e çabejt.
Lavde Kont Uranit per nderhyrjen e vet vertet te shkurter, por veçanerisht te shkelqyer!
Ju prifte e mbara!


  Gjithsej 122 faqe: « E parë ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 41 42 43 44 45 46 47 » ... E fundit »
Trego 122 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.