Forumi Horizont | Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 41 42 43 44 45 46 47 » ... E fundit » Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)
Kur lajmet behen prakese (ku e keni zhduk kete teme)
Mbaj mend qe ka qene nje teme me lajmet prekese, ku flitej me shume per vetevrasjet ne Shqiperi. E di qe jeni pastertore te medhenj, si moderatore dhe admine, por shpresoj mso e keni fshire. Se tek e fundit ca tema krijohen qe te rrijne aty dhe te behen si ditar ngjarjesh te caktuara. E ka fshire njeri??? Vazhdojme sidoqofte stilin e asaj teme:
Martesa me mblesëri shtyu 20-vjeçaren në vetëvrasje:
MIRDITË- Sonila Gegmarku tentoi vetëvrasjen pas imponimit të familjes së saj për t´u martuar me një të panjohur. Të paktën, ky është versioni i hetuesve të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në fshatin Kolsh të Mirditës. Nga hetimet e kryera është zbuluar fakti se 20-vjeçarja ngulmonte të mos fejohej e aq më pak me një njeri që nuk e njihte, por familja e saj nuk është bindur. Mbrëmjen e së shtunës, Sonila është futur në dhomën e saj të gjumit, së bashku me një pushkë dhjetëshe, të cilën e ka vënë në kraharor dhe më pas e ka shkrehur. Familjarët, të cilët kanë dëgjuar krismën e armës kanë hyrë menjëherë në dhomën e gjumit, duke gjetur 20- vjeçaren të mbuluar me gjak, ndërsa armën e kishte zënë poshtë trupit të saj. Ata e kanë dërguar me shpejtësi Sonilën në spitalin e qytetit të Rrëshenit, për t´i dhënë ndihmën e parë mjekësore. Mjekët e këtij spitali e kanë nisur menjëherë në spitalin ushtarak Tiranë, ku edhe gjatë ditës së djeshme ndodhej në gjendje kritike për jetën. Pas marrjes së informacionit, policia e Mirditës ka mbërritur tek banesa e 20- vjeçares Gegmarku, duke kryer ekspetizën e vendit të ngjarjes. " Ajo ka tentuar të vetëvritet, pasi familjarët e saj e kanë fejuar jashtë dëshirës së me një djalë nga fshati Ujështrezë i rrethit Mirditë. Vajza ka kundërshtuar prindërit e saj për këtë fejesë, por nuk ka mundur t´i bindë ata, por ka gjetur rrugën më të shkurtër të vetëflijimit të saj",-thanë burime të policisë. Zakoni që duket se mbizotëron ende në Mirditë nuk i lejon vajzave të vedosin për fatin e tyre, por janë prindërit ata që vendosin se me kë ato duhet të martohen.
Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 41 42 43 44 45 46 47 » ... E fundit » Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.