Forumi Horizont | Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 373 374 375 376 377 378 379 380 381 [382] 383 384 385 386 387 388 389 390 391 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)
Copez nga jeta qe shkeputet nga e kaluara dhe duke u rrokullisur ne te kundert te ligjeve te kohes perplaset ne dyert e se sotmes me fuqine e nje orteku. I zene ne befasi, vetem mbyll syte dhe shtrihem ne krevat per te fjetur...
Nje neon i vetmuar perpiqet te grise erresiren e nates ne kete rrugice te harruar nga dallget e kohes. O Zot! Asgje nuk ka ndryshuar. Rruga me kalldrem. Dera e drunjte gjysem e renuar. Prek metalin e dorezes akull te ftohte dhe te dridhura me pershkojne trupin. Frymemarja shpeshtohet papritur dhe ndjej ballin te me mbushet me buleza djerse te ftohte. Me kembet qe me dridhen mezi bej dy hapa mbrapa. Por jo. Duhet te shkoj perpara. Kur valle u tjetersova ne nje te panjohur qe trembet dhe nga hijet e tij? Cfare kam bere? Cfare ka pertej asaj dere qe po me ben te dridhem? Mendja po luan me mua perseri dhe neper vegime te perzjera te se kaluares dhe se ardhmes, vetem silueta i nje kujtimi arrin te formohet. Shkund koken dhe ec perpara. Dera dridhet dhe kercet, por me ne fund hapet mjaftueshem per mua te rreshqitur trupin tim ne brenda oborrit. Marr fryme thelle. Aroma e rrushit me mbush mushkerite. Arome e njohur... mos valle...? Shtrij kembet dhe kaperxej oborrin vetem ne pese hapa. Tani jam perballe deres se shtepise. Nje pllakez metalike me nje emer te shkruar siper. Perpiqem te lexoj emrin por eshte shume erresire dhe nuk mund te lexoj asgje. Me ngrihen nervat dhe gjithe inat shtyj deren me vrull. Frika eshte zhdukur dhe tani adrenalina e shkarkuar ne gjak kerkon vetem pergjigje, por gjithcka eshte e mbuluar nga nje mjegull mendimesh qe po me acaron. Dera hapet dhe ajri i ndenjur shume vjecar me ngerdhesh te brendshmet. Ere qivuri. Vdekja dhe harresa duket sikur jane rehatuar brenda ketyre mureve. Filloj te shoh rreth e rrotull per dicka qe te me ngacmoje kujtesen, kur... nje ze peshperit mbrapa veshit tim "Mirseardhe perseri". Ndjej mishin te me renqethet dhe beben e syrit te me zmadhohet. Mijra kujtime zberthehen pafre ne mendjen time. Jo, jo, jo, jo! Jo perseri!!! Perse shkova kaq larg? Perse germova kaq thelle? Perse desha te kujtoja perseri? Perse ndalova se harruari? Disa gjera duhet thjesht groposur per te mos zbuluar kurre.
Hap syte ... Jam i mbytur ne djerse. Ngrihem dhe ndez driten. Dhoma ime. Vetem nje enderr. Shoh perjashta dritares. Po gedhin. Nje dite tjeter me pret. Nje dite e re qe pret per te mbushet me veprimet e mija. Dhe une jam ai qe vendos se cfare forme ti jap kesaj dite te re. Une... askush apo asgje tjeter.
Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 373 374 375 376 377 378 379 380 381 [382] 383 384 385 386 387 388 389 390 391 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.