Forumi Horizont | Gjithsej 578 faqe: « E parë ... « 373 374 375 376 377 378 379 380 381 [382] 383 384 385 386 387 388 389 390 391 » ... E fundit » Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18442)
Akoma dhihem gazit kur mondo tha: njerzit e gjate jane te gjithe gallupa fare.
Vetem enveri ishte inteligent nga njerzit e gjate. Sepse ai ishte i vecante! Lol
Ducle, mos u merzit per asgje.
Citim:
Po citoj ato që tha raid
Kjo paska nevoje per nje gote whiskey me duket..
Mondo, mos kushedi e njef ate Mersinin..
Citim:
Po citoj ato që tha kurti
Akoma dhihem gazit kur mondo tha: njerzit e gjate jane te gjithe gallupa fare.
Vetem enveri ishte inteligent nga njerzit e gjate. Sepse ai ishte i vecante! Lol
Ducle, mos u merzit per asgje.
Faktikisht une shahem shume me slav kur i uli poshte duke i thene qe udheheqsi jone ka qene i edukuar ne paris ndersa udheheqsit tuaj nuk kane mbaruar 7klase shkolle dhe nuk jane larguar kurre me shume se 10 kilometra nga fshati i tyre ku jane rritur.
Kjo ndikon edhe ne mentalitetin tone shqiptar qe jemi populli me pak fetar ne balkan dhe evrope, sepse enveri na ka gdhendur mendjen tone si te tijen.
Dhe kjo eshte e vertet, sepse ne tv ne shikonim gjithcka me aprovimin e tij.
Si festivali i kenges, koncerti i vjenes i opares qe ishim te detyruar ta ndiqnim cdo vit nga tre ore ne dite sepse skishte asgje tjeter ne tv, ndersa sot shqiptaret kalojn diten duke ndjekur soap-opera mexikane dhe turke.
Dhe filmat e realizuar nga kinomotografia shqiptare e asaj kohe qe edhe sot cilesohen nga Kina me te arriturit ne nivel arstistik dhe moral te paster dhe te shendoshe qe ka prodhuar nje vend evropian.
O Raimond, vertet beson se nje fjalim i Enverit paska ndryshuar gjeopolitiken e Ballkanit?!
Me fjale te tjera, te gjithe keta burra shteti amerikane, franceze e angleze, kishin bere plane per coptimin e Shqiperise, dhe me nje te degjuar Enverin ndryshuan mendje.. lol.. Kjo eshte naive te mendohet.
Citim:
Po citoj ato që tha raid
O Raimond, vertet beson se nje fjalim i Enverit paska ndryshuar gjeopolitiken e Ballkanit?!
Me fjale te tjera, te gjithe keta burra shteti amerikane, franceze e angleze, kishin bere plane per coptimin e Shqiperise, dhe me nje te degjuar Enverin ndryshuan mendje.. lol.. Kjo eshte naive te mendohet.
Une nuk e diskutoj qe Enveri mund te kete folur me pasion etj. por gjerave u duhet dhene pesha qe i takon. Per mendimin tim, ti e hiperbolizon rolin e Enverit. Thjesht mendimi im.
Ne ate mbledhje paskan folur Rusia, Jugosllavia etj, i gjithe blloku lindor, pak te duket kjo ty? Shqiperia i perkiste bllokut lindor, dhe prekja e kufijve te saj do te thonte prekje e kufijve te bllokut. Kjo mua me duket here me e rendesishme sesa fjalimi i nje fare Enveri. Po te lexosh nje liber te Ngjeles (Perkulja dhe renia e diktatures), do te kuptosh qe Enveri nuk respektohej fare nga lideret e tjere komuniste.
Nejse, se keto jane muhabete te vjetra tani dhe shpresoj qe historia te zbardhe ato dy tre gjera qe mund t'i quhen merita Enverit.
Libri i Ngjeles hedh shume drite, dhe sipas tij, cdo gje qe bente Enveri ishte vetem ne funksion te pushtetit te tij dhe asgje tjeter. Madje edhe nacionalizmi i tij vihet ne dyshim ne lidhje me levizjet qe ka bere per Kosoven ne fillim, por s'me kujtohen detajet tani.
Te sygjeroj ta lexosh ate liber, nese s'e ke lexuar akoma.
Desha te shtoj, qe kufijte e Shqiperise u konfirmuan ne Konferencen e Jaltes ne '45, qe percaktoi kufijte e te gjithe bllokut. Pra prekje e ketyre kufijve do te thonte prishjen e kesaj mareveshje nga ana e Perendimit.
Keshtu qe pavaresisht, cfare donin greket, apo cfare mund te kete shprehur ndonje diplomat perendimor pro-grek, mundesia qe kufijte e Shqiperise te ndryshoheshin aq lehte me duket e pamundur.
Keto ndryshime mund beheshin vetem me lufte (qe sic e the ti, ata tentuan) duke e bere ndryshimin e kufijve fakt te kryer, por qe te thuash nje fjalim, sado me pathos, te ndryshoje mendjen diplomateve.. kjo eshte e veshtire.
Keto diskutimet e fundit meritojne nje teme me vete, tip :
Konferenca e Parisit 1946.
Sa per dijenine e Raimondit ne ate konference Shqiperia nuk ishte aspak e ftuar.
Eshte e vertete se greket parashtruan arsyet e veta ne lidhje me Shqiperine si persa i perket kufirit por edhe te qendrimit te Shqiperise gjate luftes se dyte boterore.
Keto qendrime indinjuan pa mase delegacionin Jugosllav e cila protestoi dhe propozoi qe te thirrej edhe Shqiperia ne kete konference.
Pas disa ditesh diskutimesh u vendos te thirrej edhe Shqiperia.
Nga raporti i konferences del se Gjeneral Enver Hoxha u thirr nga kryetari i konferences ne nje interviste dhe nuk paraqitet aspak se ka mbajtur ndonje fjalim ne ate konference.
Patjeter qe Enveri mbrojti kauzen e tij dhe denoncoi veprimet greke ne jug te Shqiperise.
Ishte Curcilli vete qe thoshte se jugu i Shqiperise duhet ti jepet Greqise , jo ndonje diplomat do kudo
Piktor ti do ndryshosh historine ,, sic po ben Sala tani _Qe Enveri foli ne konference e ke dhe ne video ne ju tube
__Por jane edhe anetaret e tjere te delegacionit , disa nga te cilet jane ish te denuar politike ne kohe te komunizmit , te cilet flasin per fjalimin e Enverit ne konference
Ata , perendimoret , e lane Shqiperine jashte lidhjes se kombeve ne menyre qe Greqia te sulmonte dhe ta merte me force Jugun tone
Megjithse nuk ja vlen diskutimi ....
Gjithsej 578 faqe: « E parë ... « 373 374 375 376 377 378 379 380 381 [382] 383 384 385 386 387 388 389 390 391 » ... E fundit » Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.