Forumi Horizont Gjithsej 437 faqe: « E parë ... « 378 379 380 381 382 383 384 385 386 [387] 388 389 390 391 392 393 394 395 396 » ... E fundit »
Trego 437 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Pjese te preferuara nga filma te preferuar (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13875)


Postuar nga Tulipani datë 12 Nëntor 2009 - 01:21:

Good Bye Lenin!





Jemi ne Gjermanine lindore, nje grua i dedikohet me shpirt ideve socialiste e perhapjes se tyre. Burri i saj ka pak kohe qe eshte arratisur ne Gjermanine Perendimore per te mos u kthyer me e duke e lene vetem me 2 femije. 1989 ... Tek sa shikon te birin ne nje demostrate te rrahur e te marre nga policia ajo peson infarkt e bie ne koma. 8 muaj me vone zgjohet por bota nuk eshte me e njejta, ska me mur, as me diktature. Per te mos ia bere te ditur te emes keto ndryshime qe do ishin fatale per shendetin e saj i biri impenjohet qe te rindertoje e ti fshehe asaj gjithcka. Por nje dite ajo arrin te dale nga shtepia e sheh me syte e saj se cdo gje qe kish jetuar me pare tani nuk ekzistonte me, bile nje nga gjerat e para qe i kap syri e i jep titullin filmit eshte statuja e Leninit qe po hiqet e transportohet me vinc (regjizori evokon Fellinin tek La dolce vita)





Gjeja qe e ben te mrekullueshem kete film te vogel eshte aftesia e regjizorit per te treguar nje nga faqet me te rendesishme te historise (renien e murit te Berlinit, komunizmit, bashkimin e Gjermanise, ardhjen e kapitalizmit) ne nje menyre kurioze duke nderthurur dramen me komedine, imazhet historike me ato kinematografike e bile duke ia pershtatur dhe ngjyren e filmit me ate te asaj epoke. Pa dashur te marre pozicion na rrefen thjeshte, pa komplikacione historine, njerezit se si ndryshuan jetet e zakonet e tyre bile disa prej ne shqiptareve mund ta rigjejne veten ne shume gjera. Pa influencat e madheshtise qe reflektojne kolosalet filmi i arrin te gjitheve pa dallim, zeri tregues ne sfond ka si efekt hapje e mbyllje te nje libri.

Kolona zanore eshte e Yann Tiersen e qe nga trailer-i kuptoni rendesine qe i ka dhene filmit.




ps. Nese s'kuptohet eshte nga filmat e mi te preferuar


  Gjithsej 437 faqe: « E parë ... « 378 379 380 381 382 383 384 385 386 [387] 388 389 390 391 392 393 394 395 396 » ... E fundit »
Trego 437 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.