Forumi Horizont Gjithsej 393 faqe: « E parë ... « 378 379 380 381 382 383 384 385 386 [387] 388 389 390 391 392 393 »
Trego 393 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjuha Italiane (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=166)
-- Ridiamo in Italiano! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14201)


Postuar nga Fajtori datë 10 Nëntor 2011 - 20:08:

Bunga bunga to you

Kenga qe i kushtohet Berlusconit qe po jep doreheqjen njehere e pergjithmone:

http://flv.kataweb.it/player/v4/plu...gin_related.swf" name="flashvars">http://flv.kataweb.it/player/v4/plu...gin_related.swf" allowScriptAccess="true" quality="high" wmode="direct" bgcolor="#FFFFFF" width="640" height="390" type="application/x-shockwave-flash" />

Me ne fund, kllouni i Italise, me floke te vene dhe lekure te terhequr, po zhduket njehere e mire nga skena politike. Berlusconi ka deklaruar se nuk do marre pjese ne zgjedhjet e ardhshme, ndersa dje mungesa e doreheqjes se tij shkaktoi termet financiar qe e coi Italine ne pikat me te uleta te kredibilitetit financiar. Asnje institucion nuk i jepte borxh qeverise italiane pa 7% interes per kredite 10 vjecare dhe 8% per kredite nje vjecare. Nderkohe, firma e tij Mediaset humbi ne burse 12% dhe u pezullua per tejkalim te kufirit te humbjeve. Kjo ndodhi vetem dy dite pasi lajmi i doreheqjes se tij kishte shkakuar nje vale pozitive ne bursat e Evropes deri ne 5% brenda pak oresh. Por lajmi pastaj u pergenjeshtrua dhe bursat rane serisht.

Aventurieri i Italise tashme po bie njehere e pergjithmone. Ndonje prej pjesetareve te cirkut te tij ka dale sot ne televizor per te thene se diskretitimi financiar i Italise erdhi sepse opozita ka 3 vjet qe thote se Italia nuk eshte mire. Pra katastrofa ku po le vendin Berlusconi (dy hapa larg Greqise) i bie te jete faj i opozites.

Shqiperia imiton keta klloune prej kohesh. Te shpresojme qe me ikjen e kllounit kryesor te Italise te kete ndryshime edhe ne mentalitetin politik shqiptar.


  Gjithsej 393 faqe: « E parë ... « 378 379 380 381 382 383 384 385 386 [387] 388 389 390 391 392 393 »
Trego 393 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.