Forumi Horizont Gjithsej 435 faqe: « E parë ... « 380 381 382 383 384 385 386 387 388 [389] 390 391 392 393 394 395 396 397 398 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Zoti? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6378)


Postuar nga hebeja datë 24 Gusht 2007 - 17:36:

Zoti do te thote shume gjera per njerez te ndryshem, ka shume njerez qe i besojne Zotit, por ka dhe te atille qe nuk i besojne ekzistences se Zotit. Njerezit qe nuk ibesojne thone se askush nuk e ka pare ate. Une i besoj Zotit dhe e ndjej qe zoti eshte i vertete. Une kam shume arsye per te besuar ne Zot, por do t’i permend vetem tre: Zoti eshte gjithmone me mua kur une kam nevoj per te, Zoti eshte krijuesi im. Zoti eshte krijuesi i universit. nga njehere i them vetes se Zoti nuk me ka ndihmuar, se nuk i eshte pergjigjur lutjeve te mia. Por, me pas kuptoj qe cdo gje qe ben Zoti, e ben me arsye, pastaj njeriu ka ate prirje qe cdo gje e keqe qe i ndodh mundohet te hudh fajin tjeterkujt, njeriu ka prirje t’u largohet pergjegjesive.
Zoti ishte me mua para se une te lindja, dhe ai do te jete me mua edhe pasi te kem lene kete bote. Zoti eshte degjuesi me i mire. Une mund te bisedoj me Zotin cdo kund dhe ne cdo kohe. Ai ka krijuar cdo gje qe tashme egziston ne jeten time. Une besoj qe Zoti krijoi kete toke dhe cdo gje qe eshte ne te. Kur Zoti na krijoi neve ai kishte qellime (synim) per kedo ne kete bote. Une mendoj qe eshte detyra jone te gjejme se cili eshte qellimi jone ne kete bote.
Zoti eshte krijuesi im dhe ai do te jete gjithmone me mua. Megjithate, cdo kush ka te drejte te besoje ne dicka apo ne dike. Une besoj ne Zot.


  Gjithsej 435 faqe: « E parë ... « 380 381 382 383 384 385 386 387 388 [389] 390 391 392 393 394 395 396 397 398 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.