Forumi Horizont Gjithsej 79 faqe: « E parë ... « 30 31 32 33 34 35 36 37 38 [39] 40 41 42 43 44 45 46 47 48 » ... E fundit »
Trego 79 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiv (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=360)
-- A po ndodh me te vertete perplasja e qyteterimeve? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10834)


Postuar nga Admirali datë 09 Shkurt 2006 - 14:41:

Hmmm

Ne kete debat qe ka perfshire boten, ka gjera qe jane te drejta dhe ka gjera qe nuk jane.

Eshte e drejta e Jylland Posten per te botuar karikatura dhe te shprehe mendimin e saj te lire, te garantuar dhe me kushtetute. Por ama nuk ka te drejte qe me karikatura te ofendoje besimin fetar e mbi 1 miliard besimtareve, dhe te abuzoje me te drejten e shprehjes se mendimit te lire.

Eshte e drejte qe Anders Fogh Rasmusen, kryeministri danez u shpreh qe qeveria daneze nuk ka te drejte te nderhyje ne ceshtjet e shtypit. Por ama ai nuk dha nje shpjegim shume te qarte se perse nuk ka te drejte, vetem u mjaftua me nje qendrim te thate, duke perfshire ketu dhe mospranimin e takimit me ambasadoret e disa vendeve arabe (perfshi dhe Bosnje-Hercegovinen). Nje gabim qe i kushtoi rende Danimarkes


Eshte e drejte qe muslimanet te protestojne per karikaturat mbi profetin Muhamed s.a.u.s. por nuk eshte e drejte qe ti vihet flaka ambasades daneze ne Bejrut dhe te hidhet shishe molotov me benzine tek ambasada daneze ne Teheran. Gjithashtu nuk eshte e drejte qe te bojkotohen produktet daneze apo te kercenohen shtetasit daneze dhe norvegjeze, vetem se gazeta nga shtetet e tyre botuan disa karikatura, kjo eshte injorance.


Perfundimisht mund te them qe te dy palet kane te drejte dhe jane gabim ne te njejten kohe, paradoks por keshtu eshte.


P.S.
1. Jo te gjithe danezet e dine qe ne fene Islame eshte e ndaluar portretizimi i profetit Muhamed s.a.u.s. , prandaj dhe kane lindur keqkuptime.

2. Permbajuni temes, duke dhene mendimin tuaj, jo postime nga gazetat apo debate te kota midis jush, ne te kundert do censuroheni. Nuk ka me qofte tek daja.


  Gjithsej 79 faqe: « E parë ... « 30 31 32 33 34 35 36 37 38 [39] 40 41 42 43 44 45 46 47 48 » ... E fundit »
Trego 79 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.