Forumi Horizont | Gjithsej 48 faqe: « E parë ... « 30 31 32 33 34 35 36 37 38 [39] 40 41 42 43 44 45 46 47 48 » Trego 48 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mesazhe dashurie (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=287)
-- Lotet e pritjes...! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14740)
Sa çudi?!
Për çudi sot, ne u ndamë
Por s’po ndjej mërzi e as dëshpërim.
Vetëm spo arrij ta kuptoj
Si bëhet ndarja me një sms, siç bëre ti?
Më the se kam harruar, urimin ta dërgoj
Si çdo vit që kam vepruar.
Nuk arrita ta kuptoj, si ka mundësi..?
Që TI ashtu të mendosh…
Si duket s’më njeh akoma mirë
Apo thjeshtë, e prite momentin, që lidhjes
Tonë ti japësh fund… ishte ky preteksti yt…?
S’po arrij akoma ti kuptoj gjërat mirë.
Edhe pse sot më ke lënë
Shpresoj, që mos të pendohem unë
Për ty, as që më bëhet vonë
Nuk ka rëndësi, se si veprove.
Rëndësi ka që zemra ime, mos të lëndohet.
Rëndësi ka që hapin e ndarjës se bëra unë
Unë të besova aq shumë sa që ti se mendon.
Por nga besimi i tepërt u lodha dhe unë.
Dhe një ditë ne do të betohemi
Të jemi miq deri në fund të jetës
Me shpirt gjërat kemi për të rrëfyer.
Sepse zemra jote do të jetoj gjithmonë tek unë.
Më vjen keq, zemra jem
Më vjen keq, por duhet ta them
Derisa sa të shoh, ti e din se je i vetmi për mua.
Por s’do ta fal kurrë, këtë që SOT bëre.
Sot ne u ndamë, por pa dashurin time
Ti je njeri i vdekur.
Te pamundërën do të mundohesh ta bëjsh të mundshme.
Por ti pa mua, i humbur do të mbetësh.
Fjalët s’kanë mbarim.
Po ashtu dhe kuptimi mbetët i njëjtë.
Vetëm se habitëm, me veprimin tënd.
Dhe s’po di, se cili nga ne fajtor do te ndihet.
12/01/2009 20:21:23
Gjithsej 48 faqe: « E parë ... « 30 31 32 33 34 35 36 37 38 [39] 40 41 42 43 44 45 46 47 48 » Trego 48 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.