Forumi Horizont Gjithsej 213 faqe: « E parë ... « 30 31 32 33 34 35 36 37 38 [39] 40 41 42 43 44 45 46 47 48 » ... E fundit »
Trego 213 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Kuriozitete mjekesore (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2834)


Postuar nga NS-6 datë 18 Nëntor 2005 - 02:42:

kristali i syrit

Cod. A17112005

Dicka rreth struktures me te cuditshme te trupit te njeriut e cila thyen nje nga konceptet baze te jetes qelizore!!!
KRISTALI I SYRIT
Nje opacitet i vogel i tij do te conte ne imazhe te perthyera e te çuditeshme dhe po te kishte minimumin e ngjyres do te thithte driten duke na penguar perceptimin e disa hijeve.struktura e tij eshte e bere ne ate menyre qe te os humbe asgje nga figura qe reflektohet.
Eshte i perbere nga 1000 shtresa qelizash trasparente.Gje pak e çuditeshme per faktin se ne brendesi te qelizes ka shume oragnele qe çojne ne pengimin e drites .Po ashtu ka qeliza qe thithin rreze drite te frekuencave te ndryshme qe formojne ngjyra.Po ashtu shume qeliza kane melanine qe thithin driten.Kristali nuk ka melanine dhe ene gjaku qe do te çonin ne humbje e pastertie vizioni.Po si jetojne atehere keto qeliza pa gjak?Meqenese nuk kane mitokondri,disa substanca futen me difuzion nga qelizat e jashtme ngadale.a nuk duhet te vdisnin keto qeliza nga nekroza ose apoptoza?
Te gjitha qelizat e reja te kristalit kane organele qe shkaterrohen me ane te nje proçesi qe quhet apoptoze.Ky proçes bllokohet pak para se qeliza te vdese duke e lene kristalin komplet te tejdukshem.Brenda qelizave mbetet vetem nje gel proteinash komplet i tejdukshem.Tek qelizat normale kjo gje do te çonte ne katastrofe por ne qelizat e kristalit nuk ndodh.Keto duhet te punojne gjithe jeten(rigjenerimi i tyre eshte i paket).(90% e qelizave te trupit nderrohet çdo 6 muaj)
Eshte pak i cuditshem fakti se si jane ne gjendje keto qeliza te bllokojne apoptozen si dhe si jetojne gjate gjithe jetes se njeriut duke llogaritur qe vetem nje pjese e vogel e tyre do te zevendesohet kurse pjesa me e madhe do te jetoje ne ate menyre gjithe jeten.mekanizmat qe cojne ne kete gjendje jane akoma te paditura sepse cojne edhe ne shume pyetje te tjera si psh si bejne keto qeliza te rregullojne membranen e tyre me lipide te tjera ose me proteina te reja. Nese gjehet mekanizmi se si bllokohet apoptoza mund te sherbeje edhe per te shpjeguar nje sere semundjesh qe kane si karakteristike te pare nje numer te madh qelizash qe vdesin me apoptoze... (per informacione me te detajuara rreth apoptozes do te ju duhet te prisni pak sepse do te trajtohet tek tema e kancerit)...
NS-6 ARCHIVE 2005(informacione te perfituara nga revista "le scienze")


  Gjithsej 213 faqe: « E parë ... « 30 31 32 33 34 35 36 37 38 [39] 40 41 42 43 44 45 46 47 48 » ... E fundit »
Trego 213 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.