Forumi Horizont | Gjithsej 212 faqe: « E parë ... « 30 31 32 33 34 35 36 37 38 [39] 40 41 42 43 44 45 46 47 48 » ... E fundit » Trego 212 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Ne na krijoi nje krijues po krijuesin kush e krijoi? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6777)
Plloshtani. Do nje shembull tjeter i alegorise se thelle dhe te mrekullueshme te Bibles dhe Kuranit?
Nga u krijua Adami? Nga BALTA. (Pra jo nga Dheu, apo nga Uji, por nga perzierja e ketyre bashke) Dhe pasi e formoi (si kallep) cfarei beri Zoti? I "fryu" (me Frymen e Shenjte) ne Hunde. Pse ne Hunde dhe jo ne Vesh apo ne Goje? Sepse Hunda eshte rruga e FRYMEMARRJES. Por alegoria ketu eshte e dykuptimte (ashtu sic eshte e tere Fjala e Shenjte). Per mendimin tim Fryma e Shenjte qe i dha Jeten Adamit, ka dy kuptime. Frymen, (oksigjenin, frymemarrjen) por edhe ENERGJINE (Frymen e Shenjte qe duhet per lindjen e Jetes, pra energjine e nevojshme per te kaluar nga nje gjendje inorganike ne nje qenie te gjalle). Por te kthehemi tek BALTA. Pse nga BALTA dhe jo nga UJI, DHEU apo nga NIKELI? Sepse Jeta ka lindur pikerisht ne BALTE. (pikerisht ne ate ambjent ku ka mjaftueshem, Uje, Toke dhe Ajer, tre elememtet e domosdoshem per JETEN) Sigurisht qe ne Balte nuk lindi Njeriu por KRIJESA E PARE. Dhe perseri rikthehemi tek DYKUPTIMSHMERIA e Bibles dhe Kuranit. Adami nuk perfaqeson thjesht Njeriun e Pare por quhet edhe KRIJESA e pare.Fillimi i JETES (kur ne fakt kafshet dhe bimet ishin krijuar para Adamit keshtu qe krijesa e pare normalisht duhej te quhej ndonje gomar apo ndonje rinoceront). Por pikerisht per kete arsye ADAMI quhet jo thjesht Njeriu i Pare por KRIJESA e PARE.
Por pse Eva lindi nga Brinja e Adamit? Pse nuk mori mundimin Zoti qe ta bente edhe ate nga BALTA? Kjo eshte nje ndryshim i mevonshem. Me forcimin e partriakatit, te gjithe Mitet, Legjendat, biles edhe Perendite Femerore, u shuan, mohuan,perdhosen ose te pakten u ndryshuan ( psh: rasti i Eves, per te mos folur per teorite per Maria Madalenen apo "bashkeshorten" e Jehovait, Asherahen se futemi shume thelle pastaj
)
Versioni musliman per Jezusin e di. Dhe jam plotesisht dakort me nje fakt. Jezusi s`ka qene Bir i Zotit por nje profet, (ky eshte nje nga ndryshimet "rrenjesore" te Bibles., qe eshte bere ne kohen e Kostandinit te Madh, prandaj e quajta Kostandizem ) Por "mosvdekja" e Jezusit sic te thashe per mua Alegori e "gjalle". Eshte nje nga "kleckat" e shumta te Bibles dhe kuranit qe nuk kam arritur te kuptoj domethenien. Kam nje ide te vagullt por kur ta qartesoj njehere ne mendjen time do te ta them edhe ty (shaka kjo,....e imja
).
Gjithsej 212 faqe: « E parë ... « 30 31 32 33 34 35 36 37 38 [39] 40 41 42 43 44 45 46 47 48 » ... E fundit » Trego 212 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.