Forumi Horizont Gjithsej 70 faqe: « E parë ... « 30 31 32 33 34 35 36 37 38 [39] 40 41 42 43 44 45 46 47 48 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja Islame (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=183)
-- Ajete nga Kurani Famëlartë. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7385)


Postuar nga ahmed datë 08 Prill 2007 - 23:51:

Dua(lutje) nga Kurani


Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm Ty të mbështetemi e të kërkojmë ndihmë (kudo, në çdo kohë dhe për çdo gjë).
Përforcona (drejtona) në Rrugën e Drejtë.
Në Rrugën e atyre të cilëve Ti u ke dhuruar Mëshirën Tënde,
Jo në (rrugë) të atyre që e merituan Zemërimin Tënd mbi vete dhe as në (rrugë) të atyre të cilët e humbën veten. (Amin). (1:4-7)

Por prej tyre ka edhe që thonë: “Zoti ynë! Na jep në këtë botë çfarë është e mirë dhe në Botën Tjetër çfarë është e mirë dhe na ruaj nga ndëshkimi i Zjarrit!” (2:201)

.....“Zoti ynë! Mos na ndëshko në qoftë se harrojmë, apo biem në gabime; - Zoti ynë! Mos na ngarko me barrën e atyre të cilët i detyrove para nesh ; Zoti ynë! Mos na ngarko me barrë më të rëndë se sa kemi mundësi për të (që ta mbajmë). Na fal ne, dhe na liro nga gjynahet dhe kij Mëshirë për ne. Ti je Maula (Zoti, Mbrojtësi, Ruajtësi) ynë; pra, na ndihmo dhe na jep fitore përmbi popullin Kafir (mohues, mosbesimtar).” (2:286)


“Zoti ynë! Ne vërtet kemi besuar, kështu pra, falna neve gjynahet tona dhe na shpëto ne nga ndëshkimi i Zjarrit.” (3:16)

“Zoti ynë! Na i fal gjynahet tona dhe tejkalimet në punët tona, dhe bëna këmbëngulës e të vendosur (në luftë), dhe na ndihmo e na jep fitore mbi popullin mosbesimtar.” (3:147)

Ata që e përkujtojnë Allahun në këmbë, të ulur, e të mbështetur dhe që mendojnë thellë për krijimin e qiejve dhe të tokës (duke thënë): “Zoti ynë! Ti nuk e ke krijuar gjithë këtë kot (pa qëllim). Lavdi të qoftë Ty! Na ruaj pra prej ndëshkimit të Zjarrit!
Zoti ynë! Vërtet ata të cilët Ti i fut në Zjarr, padyshim që i ke poshtëruar ata. Dhe për Dhalimunët (mohuesit, keqbërësit) nuk do të ketë ndihmues.
Zoti ynë! Vërtet ne e kemi dëgjuar thirrjen e një ftuesi (Muhammedin a.s.) që thërret në Besim: ‘Besoni në Zotin tuaj’ - dhe ne kemi besuar. Zoti ynë! Na i fal neve gjynahet tona, edhe na i hiq nga barra jonë veprat tona të ulëta dhe na bëj që të mund të vdesim duke qenë në të drejtën së bashku me ata që janë Ebrarë (Besimtarët e vërtetë, të drejtë e të përkushtuar në Besimin e Pastër Islam në Një Zot të Vetëm).
Zoti ynë! Na siguro çfarë Ti na premtove me anë të Dërguarve të Tu dhe mos na pikëllo Ditën e Ringjalljes. Vërtet Ti kurrë nuk e then Premtimin.“
Në këtë mënyrë Zoti i tyre e pranoi prej tyre (duanë e tyre dhe iu përgjigj atyre): “Unë kurrë nuk do të lejoj që të humbasë vepra e kujtdo prej jush, mashkull qoftë apo femër. Ju jeni (pjestarë të barabartë) prej njëri-tjetrit. Kështu pra, ata të cilët e lanë vendin e tyre dhe që u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe që vuajtën për Çështjen Time dhe që luftuan dhe që u vranë (për Çështjen Time), padyshim që Unë do t’ua heq nga barra veprat e tyre të këqia dhe do t’i pranoj ata ndër Kopshte të Begatë poshtë të cilëve rrjedhin lumenj: shpërblim nga Allahu dhe tek Allahu është më i miri shpërblim.“ (3:191-195)


O Zoti ynë! Më bëj mua që të plotësoj faljen e rregullt të përcaktuar, po kështu bëji edhe nga pasardhësit e mi. Zoti ynë! Dhe ma prano duanë.
O Zoti ynë! Më fal mua dhe prindërit e mi si dhe gjithë besimtarët Ditën që do të ngrihet llogaria.” (14:40,41)


  Gjithsej 70 faqe: « E parë ... « 30 31 32 33 34 35 36 37 38 [39] 40 41 42 43 44 45 46 47 48 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.