Forumi Horizont Gjithsej 70 faqe: « E parë ... « 30 31 32 33 34 35 36 37 38 [39] 40 41 42 43 44 45 46 47 48 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historiku i studimeve gjeologjike (i detajuar) (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=153)
-- 3.III. Kërkimet dhe Punimet Gjeologjike të kryera nga shteti Shqiptar (1945-2000) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=752)


Postuar nga Fajtori datë 11 Prill 2003 - 08:22:

• Për kërkimin e zbulimin e mineralit të hekur-nikelit janë kryer punime gjeologo zbuluese si dhe studime tematiko-pergjithesuese. V. Llazo ka drejtuar punimet e zbulimit ne vendburimin e hekur nikelit Gurikuq (Pogradec) “Raport paraprak mbi zbulimin e kryer ne vitet 1960 – 1961 dhe llogaritja e rezervave ne vendburimin Fe-Ni-Co Gurikuq” Memlisht 1962. Më pas punimet e zbulimit i ka vazhduar V. Pine “Raport mbi punimet e zbulimit kryer ne vitet 1960 – 1965 ne vendburimin e hekur nikelit Gurikuq” Pogradec 1966.
E. Pumo gjate shume viteve ka bere studime tematiko – pergjithesuese për xeherorët e hekurnikelit të rretheve Librazhd – Pogradec – Korçë,të cilat i ka përshkruar në disertacionin “Ligjshmeria e përhapjes së vendburimeve të hekurnikelit në Shqipërinë Qëndrore – Lindore dhe drejtimi i metejshem i punimeve gjeologjike “Tiranë 1967; si dhe “Disa mendime mbi gjenezen e xeheroreve të vendburimeve të hekurnikelit të Shqipërisë Qëndrore – Lindore” Bul.USHT, ser.Shk.Nat. Nr.2, 1962, “Vendburimet e hekurit dhe nikelit qe lidhen me proceset e prishjes lateritike ne bote” Përmb. Stud. Nr.1, 1965, dhe bashke me F. Arkaxhiun “Zhvillimi paleogjeografik i produkteve te kores se vjeter ne rajonin Librazhd – Pogradec” Bul. USHT, ser.Shk.Nat.N.3, 1970.
F. Arkaxhiu krahas detyres se kryegjeologut te ndermarrjes gjeologjike te Pogradecit e me pas specialist per kerkim zbulimin e mineralit te hekur nikelit ne Drejtorine e Pergjithshme te Gjeologjise ka bere edhe studime pergjithesuese qe i ka paraqitur “Kushtet e formimit te vendburimeve te xeheroreve te hekur – nikelit te kores se prishjes te rajoneve Librazhd – Pogradec – Bilisht”1964, ne broshuren “Hekuri dhe xeheroret e tij” Tirane 1966, dhe në artikujt “Kushtet e formimit te vendburimeve te xeheroreve te hekur – nikelit te kores se prishjes dhe perspektiva e zbulimit te tyre ne rajonet Librazhd – Pogradec e Bilisht” Përmb. Stud. Nr.3, 1966, dhe bashke me E. Bushi “Ndertimi gjeologjik, tektonika dhe perspektiva e perhapjes së xeherorëve te hekur – nikelit në zonën Bushtrice – Pishkash” Përmb. Stud. Nr.6, 1967.
P. Jani ka bërë punime gjeologo – zbuluese në vendburimet e hekur – nikelit Xhumagë dhe Liqenikuq duke paraqitur edhe harten gjeologjike 1: 10000 të rajonit, pas plotesimeve të bëra prej tij rilevimeve gjeologjike te kryera nga specialistët çekosllovake por që nuk i kishin përfunduar, “Raport përfundimtar mbi zbulimin e kryer në vitet 1959 – 1963 dhe llogaritjen e rezervave ne vendburimin e Fe – Ni Xhumagë” Memlisht 1964,dhe “Raport përfundimtar mbi zbulimin e kryer në vitet 1959 – 1963 dhe llogaritjen e rezervave ne vendburimin e Fe – Ni Liqenikuq ” Memlisht 1964.
Punimet gjeologo-zbuluese për hekur-nikel ne vendburimin e Debrovës i ka bërë L.Vinjau, “Raport përfundimtar mbi zbulimin e kryer në vitet 1961– 1963 me llogaritjen e rezervave ne vendburimin e Fe – Ni Debrovë” Pogradec 1970. I. Janku ka bërë punime kërkim – zbulimi në disa objekte si në Hudenisht, Radokal, Guri i Përgjegjur, Katiel e Gradishte, “Raport mbi punimet e zbulimit të kryer gjate viteve 1956-1957 dhe 1961-1962 ne vendburimin e Fe-Ni Hudenisht” Memlisht 1963, “Raport përfundimtar mbi punimet e zbulimit të kryer në vitet 1960– 1962 ne vendburimin e Fe – Ni Radokal” Memlisht 1965, “Raport përfundimtar mbi zbulimin e kryer gjate viteve 1956 – 1963 e ne vendburimin e Fe – Ni Guri i Përgjegjur” Memlisht 1965, “Raport përfundimtar mbi punimet e zbulimit të kryer në vitet 1966 – 1969 ne vendburimin e Fe – Ni Katiel” Pogradec 1970, “Raport përfundimtar mbi punimet e zbulimit të kryer në vitet 1969 – 1970 ne vendburimin e Fe – Ni Gradisht” Pogradec 1972.
E. Bushi ka bërë punime kërkim – zbulimi në rajonet Bushtrice – Berzeshte dhe Përrenjas, që bashkë me F. Arkaxhiun i kanë paraqitur “Raport mbi punimet gjeologo – zbuluese të kryer në vendburimet e hekur – nikelit Bushtrice e sipërme” Pogradec 1967 dhe “Të dhëna mbi ndërtimin gjeologo – strukturor të zonës Përrenjas, Bushtrice e Berzeshte” Përmb. Stud. Nr.4, 1971; ndërsa E. Bushi, L. Sinani “Raport paraprak mbi sqarimin e ndertimit gjeologo – struktural të zonës Bushtrice – Berzeshte dhe orientimi i mëtejshëm i punimeve të kërkim – zbulimit” Pogradec 1970.
Punime kërkim – zbulimi për hekur – nikel e nikel – silikat në vendburimet Bitinckes e Kapshtice ka bërë gjatë disa vjeteve B. Hyseni, “Raport mbi zbulimin e vendburimit të Bitinckes”1966, dhe “Raport mbi punime gjeologjike të kërkim – zbulimit për hekur – nikel në vendburimet Bitineke e Kapshtice ne viteve 1959 – 1964” Korçë 1972.
Disa punime për hekur-nikel dhe nikel-silikat në rrethin e Kukesit ka bërë H. Noka, “Premisat kryesore të kërkimit të mineraleve të nikelit silikat të pasur në rrethin e Kuksit” Përmb. Stud. Nr.8, 1968. Ndërsa Dh. Kote, A. Vranaj “Mbi shkëmbinjtë silicorë hematitmbajtës” Bul.USHT. ser.Shk.Nat. Nr.4, 1965


  Gjithsej 70 faqe: « E parë ... « 30 31 32 33 34 35 36 37 38 [39] 40 41 42 43 44 45 46 47 48 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.