Forumi Horizont | Gjithsej 121 faqe: « E parë ... « 30 31 32 33 34 35 36 37 38 [39] 40 41 42 43 44 45 46 47 48 » ... E fundit » Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Teme sa per te diskutuar (politike-sociale-psikopatologjike) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7626)
O Fajtori, ti ngaterron tolerancen me realitetin. Ne nuk po themi qe "u lumte dora krimineleve se po i zbardhin faqen Shqiperise". Kush mendon se shume nga aat meritojne plumbin? Por nga na mbine gjithe keta kriminela? Ku ishin para `90? Kush i lindi keta kriminele? Ne mos nena jote apo e imja a nuk i linden motrat dhe kusherirat e nenave tona? Apo erdhen nga Marsi ca gra, pollen keta kriminela dhe iken prape? JO! Kriminela ka patur, ka dhe do te kete cdo komb. Por ka ca situata qe keta kriminelat shtohen ca si teper. Nuk e them rastesisht rastin e Gjermanise dhe Italise ne vitet `30 -`40. Ti ke jetuar per nje kohe te gjate ne Itali mos gaboj. Nuk ma ha mendja se nuk ke degjuar per Cosa Nostren, Kupolen, Kamorren, apo dreqi e di se cfare emrash te tjere. Nuk ma ha mendja se nuk ke degjuar dhe nuk di asgje per ngjarjet ne Sicili keto 50-60 vjetet e fundit. Nuk ma ha mendja se s`ke degjuar per akuzat te drejtperdrejta ose te terthorta qe u behen politikaneve italiane, gjyqet qe shpesh shnderrohen ne nje farse komike, skandalet e pafundme dhe perseri po ata politikane kane freret e Italise ne dore. Dhe prape cuditesh me bashkekombasit e tu? Tani cuditem une.
Gjerat nuk jane aq te thjeshta. Ka kriminele, atehere t`u drejtojme gishtin dhe te bertasim "Ja krimineli" dhe pastaj te deklarojme solemnisht "Une distancohem nga keta".
Po meqe i ke qejf analizat, le te bejme nje analize te thjeshte:
PSE ERDHEM KETU? Cilet jane fajtoret, shkaqet, gabimet?
Ne erdhem ketu menjehere me ardhjen e "lavdishme" te ******hatokracise (sic tha Agolli). Dhe me ke e permbysem diktaturen? Me veglat me te qelbura te atij sistemi te kalbezuar dhe kanceroz. Pra ne luftuam "kancerin" me "inde kanceroze". Po pse ndodhi kjo? Faji jone? Fatalitet? Fatkeqesi kombetare? Rastesi apo planifikim? Pak nga te gjitha. Por mbi te gjitha planifikim i hollesishem. Pse shqiptaret u bene kriminela? Po ku ishte ajo "parajsa" qe na u premtua me aq buje nga "miqte tane perendimore"? Ku ishte ai CEKU I BARDHE? Ju duket si ide fantastiko-shkencore? Eshte komplet llogjike. Botes i duhej nje "hale" dhe nje "kosh plehrash". Duhej nje treg "jevgjish" ku te shisnin kalbesirat, skarcitetet, mallrat e skaduara dhe ato mbeturina qe ne vendet e tyre nuk i lejonin t`ua hidhnin as qenve. Duhej qe te zhytej nje vend ne mjerim qe pastaj te mund te jepnin me "humanizem te pashoq" kredite e tyre famekeqe, dhe sigurisht duke e ditur shume mire qe keto do perfundonin ne xhepat e politikaneve dhe do i merrrnin nga xhepat e popullit. Duhej nje vend qe ta shnderronin ne skllav dhe satelit te tyren (ashtu sic kane bere edhe me shume shtete te tjera te vogla apo te medha). Pse i duhet imponuar Shqiperise kushtet famekeqe te FMN-se, dhe BB-se? Pse i duhet imponuar ligje liberale kur ne vend mbizoteron kaosi dhe "ligji i xhungles", aty ku "peshku i madh ha te voglin" dhe "peshkaqeni ha ke t`i doje b..." ? A jemi ne fajtore qe shkaterruam gjithshka qe kishim? Qe i vume zjarrin vendit tone 2 here rresht? Edhe po edhe jo. Jemi FAJTORE pa FAJ. Duket si absurde por ja qe ashtu eshte. Ndoshta e kam gabim po une `92 dhe `97 i shoh si nje tragjedi e shek XX para se ciles Eskili e Shekspiri duken si amatore. Teatri ishte Shqiperia, regjizoret benin sehir qe nga Greqia, Serbia dhe biles edhe andej nga "qendra e eksport-importit te demokracise", kurse asistentet e tyre te devotshem mund t`i shihni ne Parlament ose duke pire uiski apo xhin neper Europe apo Amerike ku jetojne edhe sot e kesaj dite te lumtur dhe pa u hyre gjemb ne kembe.
Cfare pret nga nje popull kur ti e poshteron, e tall, i premton "lumturine e perjetshme" dhe parajsen dhe pastaj ben veshin e shurdher edhe kur ai gdhihet para deres se ambasades tende? Pastaj kur ai vjen ne vendin tend dhe vjedh qe te jetoje atehere ai eshte popull kriminel? Meqe dalin ca funderina qe vrasin njeri-tjetrin neper Itali, apo qe shesin droge sipas shembullit qe vet i jep atehere e quan popull barbar? Kjo eshte gjeja me e ndyre qe mund te behet. Gjeja me barbare dhe sjellja me kriminale ndaj nje kombi.
Tani te te bej nje pyetje. E di ku eshte hapur universiteti i pare ne bote? Ne MAROK. Pikerisht ne ate vend qe sot italianet e quajne popull barbar, te paqyteteruar dhe popull i pagdhendur. Pse ta thashe kete. Qe te kuptosh se renia ekonomike dhe mungesa e shtetit nuk kane te bejne aspak me trashegimnine kulturore dhe zhvillimin e nje kombi. Cuditerisht keto vendet e qyteteruara jane gati te shohin "qimen" ne kurrizin e tjetrit, por nuk shohin "traun" ne kurrizin e tyre. Italianet na konsiderojne si popull kriminelash por harron qe Mafia lindi ne SICILI. Francezet hiqen me aristokrate se italianet po nuk ndihen per mafian korsikane apo luften "patriotike" dhe te "lavdishme" ne Algjeri. Anglezet hiqen akoma edhe me "superiore" por rrudhin turinjte kur u kujton Skocine apo Irlanden (e Veriut dhe ate te "Jugut" ). Te mos permendim ketu "djepin e demokracise" matane Atlantikut se "do shkojme per lesh dhe do vijme te rruar". Dhe keto vende qe jane vatrat me te medha te krimit, dhe qe vazhdojne te bejne jo nje po te dy syte qorr dhe te dy vesht shurdh kur vjen puna per te na ndihmuar, vijne dhe na shesin pordhe dhe na japin moral me thase.
Une nuk toleroj aspak kriminelet. Por a e kupton se cfare po diskutojme? Po diskutojme pse kalojme semaforin me te kuqe ne nje kohe qe nuk ka ngel politikan po u perfolur per lidhje me droge, trafik armesh apo prostitucioni. Dhe pastaj i japin edhe emra bombastike "tregeti e mishit te bardhe", apo "krim i organizuar". Faji jone? Jo. Fatkeqesia jone. Shpresojme qe te jete si puna e asaj shprehjes "Me pak dhimbje, por do kaloje".Por puna eshte sa "do zgjase dhimbja". Ehh,do te deshiroja qe "tri dite dhe te harrohej" por ja qe sic duken bathet do behen 30 vjet dhe akoma do e ndjejme. ( "Patetizmi mund te luftohet vetem me patetizem" ka thene nje shkrimtar i madh, dhe kur ndihesh i pafuqishem ironia dhe patetizmi te hyjne shume ne pune.) Nuk po them qe fajin e kane vetem te tjeret, POR nuk mund te them kurrsesi qe e kemi te gjithe fajin ne.
Por me beri pershtypje nje gje ne mesazhin tend. Ti the "Naimi, Samiu etj do ndiheshin te fyer po te perdoreshin per injektim nacionalizmi dhe optimizmi". Ketu e ke totalisht gabim. Ata ishin ETERIT e Kombit, ata ishin shpetimtaret e Shqipes, ishin Faret e kultures shqiptare. Ate jane SIMBOLI i nacionalizmit dhe i optimizmit. Ata ishin nacionalistet me te medhenj dhe optimistet me te medhenj te kohes se tyre. Cdo varg i Budit, i vellezerve Frasheri, Cajupit, Mjedes, Fishtes apo De Rades eshte thirrje optimizmi, dhe himb nacionalizmi. Ishin pikerisht ata qe u bene flamuri i gjuhes sone, ata qe u bene perendite e kultures sone. Dhe ishin te tille pikerisht sepse ishin atedhedashes (ose nacionaliste si te duash quaji) dhe sidomos ishin OPTIMISTE. Dhe te mendosh qe shkruanin ne nje kohe kur Shqiperia ishte buze gremines, kur kultura shqiptare ishte nje relike e humbur dhe evarrosur, kur gjuha shqipe ishte ne AGONI dhe kur shqiptaret ishin ne krize identiteti me keq se sot. Prandaj ata vleresohen kaq shume sepse me optimizmin e tyre shpetuan kulturen tone, me idealin tyre te larte ata shpetuan gjuhen tone dhe mbi te giitha me mendjen e tyre, punen e palodhur, dhe mbi te gjitha me ATDHEDASHURINE e tyre ata shpetuan KOMBIN shqiptar. Dhe qellimi i tyre perfundimtar dhe ideali i tyre ishte pikerisht qe ata te ishin burim frymezimi, burim optimizmi dhe mbi te gjitha burim nacionalizmi (gjithmone me fjalen nacionalizem nenkuptoj atdhedashurine jo urrejtjen e nje kombi tjeter).
Ndoshta e zgjata shume por tema nuk eshte aspak e ceket.
Gjithsej 121 faqe: « E parë ... « 30 31 32 33 34 35 36 37 38 [39] 40 41 42 43 44 45 46 47 48 » ... E fundit » Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.