Forumi Horizont Gjithsej 277 faqe: « E parë ... « 30 31 32 33 34 35 36 37 38 [39] 40 41 42 43 44 45 46 47 48 » ... E fundit »
Trego 277 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Ç'mendim keni për martesën? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=900)


Postuar nga botttomfloater datë 13 Korrik 2003 - 07:34:

MARTESA!

Une per veten time mund te them se PO besoj tek martesa. Megjithate kjo nuk do te thote qe une, personalisht do te preferoja qe te martohesha, edhe pse jam ne nje "moshe per martese" sic quhet, deri tani kam preferuar te qendroj beqar dhe me ka pelqyer dhe besoj se do te vazhdoj te ngelem keshtu.
Megjithate mendoj se akti me i rendesishem i marteses eshte vendimi per te pasur femije. Prandaj une kurrsesi nuk mund ta kuptoj se si nje cift qe bashkejeton mund te arrije ne vendimin qe te kene femije por te shmangin martesen. Nuk e kuptoj se cfare llogjike mund te qendroje pas kesaj shmangie. Martesa eshte nje lidhje ne te cilen te dy partneret e dedikojne vetveten ne lidhje ndaj njeri tjetrit per gjithe jeten e tyre. Mendoj se bashkejetesa eshte thjesht nje demonstrim i frikes qe te dy partneret ndjejne rreth nje deshtimi te mundshem, qe nese ndodh mund te mbulohet fare mire duke thene: " Eh, prandaj eshte bashkejetesa. Pasi e njohem njeri tjetrin dolem ne perfundimin se nuk jemi te pershtashem per te vazhduar me gjate!"
Nese nje mashkull dhe nje femer duan te krijojne familje, ata duhet patjeter te lidhen me martese dhe gjate jetes se tyre te bejne c'eshte e mundur per te shmangur kontradiktata dhe perplasjet qe mund te cojne drejt zhberjes se kesaj lidhjeje, perndryshe nese nuk jane te gatshem dhe pergatitur per te krijuar familje atehere duhet te vazhdojne te rrijne beqare dhe te shijojne ate lloj jete deri ne momentin qe ndihen gati per te marre pergjegjesi te tilla mbi vete.


  Gjithsej 277 faqe: « E parë ... « 30 31 32 33 34 35 36 37 38 [39] 40 41 42 43 44 45 46 47 48 » ... E fundit »
Trego 277 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.