Forumi Horizont | Gjithsej 44 faqe: « E parë ... « 30 31 32 33 34 35 36 37 38 [39] 40 41 42 43 44 » Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Zoti? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6378)
Citim:
ok..po te pergjigjem shkurt..thash se do arrije ta kuptoje ku doja te dilja..por me sa shoh jo...Universin nuk po e krahasoja por po flisja per rregullin qe eshte ne te dhe per kete te solla citimin e Plankut pasi edhe ai ne te njejten menyre flet..dmth flet per rregullin ne univers por nuk e krahason...besoj u pergjigja qarte...sa per "argumentum ad verecundiam" nuk di ca eshte dhe cdo te thuash me kete...
Citim:
Ndersa sa per ate qe thua cfare ka ketu kaq te pamundur qe duhet ndihma e Zotit?...po te perseris edhe njehere pyetjen qe te bera me pare por nuk ju ke pergjigjur akoma...pas atij shperthimi te nje pike te vetme (qe me pare nuk ka ekzistuar por Zoti e krijoi) cdo gje shohim se u vendos ne rregullin qe eshte sot..si ka mundesi??ne dime qe shperthimi sjedh crregullim apo jo??sa per Big Beng-un qe une thonkam se erdhi nga hici (ne fakt une thash se erdhi nga shperthimi i nje pike te veteme, por ti komentoje si te te leverdisi) dihet qe erdhi nga nje pike, por une kam cituar : "me pare nuk ekzistoi asgje" dmth para kesaj pike nuk ekzistoi asgje(po e quajme shjesht pike)..Po kjo pike nga erdhi???
Citim:
.. edhe dicka tjeter..ti thua qe: "Shkencetaret thone qe erdhi nga nje singularitet, qe eshte me teper nje model matematik qe shkon pertej imagjinates sone." ..ky debat lindi i gjithi si fillim (nuk me kujtohet se kush thoshte) per pamjen e Zotit..kur mendja njerezore nuk arrin te kuptoje kete model matematik si ka mundesi te kuptoje Krijuesin, i cili e ka krijuar kete??
Citim:
Ndaj eshte shume e thjeshte..mjafton te shohesh krijesat qe jane rezultat i Krijuesit...dhe te bindesh...{me ben cudi fakti qe ju pranoni se kete gje kaq te thjeshte mendja njerezore nuk arrin ta kuptoje dhe pretendoni te arrini te kuptoni Krijuesin..(do te lutesha ti pergjigjesh te gjitha pyetjeve qe te mos perseriten te njejtat gjera..besoj une tu kam pergjigjur)}
Citim:
...vertet Allahu eshte me te duruarit...
Dicka e mire...
...eshte dicka e mire, sepse zoti e urdheron ate?
apo zoti urdheron dicka, sepse eshte e mire?
Sokrati.
U ndodha shume afer vdekjes, por Zoti e uli perden e paqes dhe meshires!
Sigurisht, une jam njeri i Zotit!
Citim:
Po citoj ato që tha plloshtani
U ndodha shume afer vdekjes, por Zoti e uli perden e paqes dhe meshires!
Sigurisht, une jam njeri i Zotit!
zoti....
po ndofta te ka ruajtur fati ....ku i dihet.......
______
shkaqet vijne nga pasoja e shpirtit...
Si te njeriu ashtu dhe te Zoti ekzistojne sekrete. Sekreti i Zotit eshte forma me siperore e qeverisjes tek cdo qenie njerezore, dhe se si pajiset e gjithe Universi pas orientimit te nje udheheqjeje absolute!
Asnje grua nuk mund te lind foshnjen e saj, pa qene ne kontakt, por dhe pa e projektuar Zoti, nuk mund te zhvillohet procesi i krijimit te foshnjes. Ketu hyn dhe nje pjese e rregullave per orientimin e nje krijimi absolut.
Te gjithe njerezit jane te mencur, por varet se sa jane te afte te perdorin dijet e tyre. Njeriu eshte vepra me absolute e Zotit.
Me efekt, P.
Zoti?!
Eshte Ai qe i jep kuptim jetes.
Te jetuar pa njohur krijuesin, formedhenesin, frymedhenesin, jetedhenesin etj.... tend eshte nosense.
p.s urime plloshtan per temen
Jam gjenie e paaafte njerezore per ta pershkruar Krijuesin Absolut te gjithesesise me emra apo atribute te tjera nga ato qe Ai vete e ka pershkruar Veten e Tij, si me poshte rradhis 99 emrat e tij me te bukur per te kuptuar dhe hulumtuar me tej ne realitet mbi termin Zot;
1. ALL-LLAH. Është emri më i madh i Krijuesit që dëfton për Qenien Absolute, emër me të cilin përfshihen të gjitha cilësitë dhe atributet e tjera hyjnore. Është emër i përveçëm dhe nuk është i prejardhur, do të thotë nuk rrjedh prej ndonjë fjale tjetër. Si term i tillë përdoret vetëm për të dëshmuar Ekzistencën e Domosdoshme dhe Absolute.
2. ER-RRAHMAN - i Gjithëmëshirëshmi. Ai që shtrin mëshirën e Tij mbi të gjitha krijesat, pa dallim në mes besimtarëve dhe pabesimtarëve.
3. ER-RRAHIM – Mëshirëploti. Ai i Cili shpërblen besimtarët me mëshirën e Vet, sidomos në botën e ardhshme.
4. EL-MELIK – Sunduesi. Ai i cili sundon këtë gjithësi ashtu siç dëshiron Vetë.
5. EL-KUDDUS - i Pastri , i Shenjti, i Shndritshmi – Allahu është i pastër dhe i zhveshur nga çdo e metë a mangësi që mund t’i mvishet.
6. ES-SELAM – Paqedhënësi – Ai jep paqe dhe qetësi, vetëm tek Ai është shpëtimi.
7. EL-MU’MIN – Siguruesi dhe Mbajtësi i premtimit. Allahu i madhërishëm nuk e thyen premtimin e Vet, do të thotë se në Ditën e Gjykimit, Ai do t’i mbrojë robërit e Vet të sinqertë nga ndëshkimi i zjarrit.
8. EL-MUHEJMIN – Mbizotëruesi, Mbikëqyrësi. Kuptim tjetër i këtij emri është se Allahu është Mbrojtës dhe Mbikëqyrës i çdo gjëje që ndodh në këtë ekzistencë.
9. EL-AZIZ – Fuqiploti, Madhështori. Fuqia e Tij mbulon këtë gjithësi; askush nuk është i barabartë me Fuqinë e Tij.
10. EL-XHEBBAR - i Gjithëfuqishmi. Mbizotëruesi ndaj çdo gjëje.
11. EL-MUTEKEBBIR - i Madhërishmi. Madhështia e Tij nuk mund të krahasohet me të përceptuarit e mendjes njerëzore.
12. EL-KHALIK – Krijuesi, i Cili ka krijuar tërë këtë ekzistencë, që e shohim dhe nuk e shohim. Krijues i vetëm dhe i Pashoq.
13. EL-BARIU – Filluesi, i Cili krijoi krijesat pa ndonjë model paraprak, dhe Vullneti i Tij është zbatuar dhe zbatohet nëpërmjet urdhrit hyjnor: “Bëhu”!
14. EL-MUSAVVIR – Formëdhënësi. Ai i Cili u dha formë të gjitha krijesave, e ndër këto krijesa e dalloi njeriun, të cilin e krijoi në formën më të bukur.
15. EL-GAFFAR – Gjithëfalësi. Ai i Cili fal robërit e Tij, sa herë që ata i drejtohen për falje. Emri Gaffar ka edhe domethënien se Allahu i mbulon të këqijat e njerëzve-robërve të Tij, dhe i fal ato në Ahiret.
16. EL-KAHHAR – Mposhtësi, i Cili mposht çdo kriminel dhe e shkatërron si në këtë jetë, ashtu edhe në Ahiret.
17. EL-VEHHAB – Dhuruesi. Ai i Cili krijesave të Tij u dhuron mirëqenie dhe mirësi të panumërta.
18. ER-RREZAK – Furnizuesi. Ai i Cili furnizon çdo krijesë me nevojat jetësore, pa marrë parasysh nëse është besimtar apo pabesimtar.
19. EL-FETTAH – Zgjidhjedhënësi. Është Ai i Cili hap depot e mëshirës së Tij për robërit e sinqertë, por edhe Që gjykon me drejtësi në çdo çështje.
20. EL-’ALIM - i Gjithëdituri. Dijes së Tij nuk mund t’i shmanget asnjë veprim në këtë gjithësi. Ai di çdo gjë, të fshehtat tona dhe veprimet e hapura. Dija e Tij përfshin tërë këtë ekzistencë.
21. EL-KABID – Shtrënguesi. Në Kur’an ka ardhur me disa kuptime. Ndër të tjera, marrja e shpirtrave. Pastaj vjen në kuptim të ndaljes së mëshirës së Tij në Ditën e Gjykimit për pabesimtarët, etj.
22. EL-BASIT – Dhënësi. Ai që shtrin mëshirën dhe rrëskun-furnizimin për robërit e devotshëm.
23. EL-HAFIDU – Përulësi. Ai që përul dhe nënçmon çdo mendjemadh e tiran.
24. ER-RAFIU – Lartësuesi. Është Ai që ngre dhe lartëson të dashurit e Tij.
25. EL-MUIZZU – Ngritësi. Ai që përkrah dhe fuqizon robërit e Tij të devotshëm, të cilët synim e kanë përfitimin e dashurisë dhe të mëshirës së Tij.
26. EL-MUDHIL-L – Nënshtruesi. Është Ai që nënshtron dhe poshtëron pabesimtarët për shkak të kufrit-mosbesimit të tyre
27. ES-SEMI’U – Dëgjuesi, që dëgjon çdo gjë, madje edhe pëshpëritjen më të vogël. Atij nuk mund t’i shmanget asnjë zë e të mos e dëgjojë.
28. EL-BESIR – Vështruesi. Ai që sheh çdo gjë, dhe që mbikëqyr çdo gjë në këtë ekzistencë. Atë nuk e merr as gjumi e as kotja. Në Dorën (kujdesin) dhe vigjëlimin e Tij është tërë ekzistenca.
29. EL-HAKEM – Gjykuesi. Është gjykuesi më i drejtë që nuk i bën askujt të padrejtë në gjykimin e Tij.
30. EL-’ADL - i Drejti. Ai nuk ndikohet nga ndjenjat dhe emocionet që dikujt t’i bëjë padrejtësi. Drejtësia e Tij është absolute.
31. EL-LETIF - i Buti. Bëmirës ndaj robërve të Tij.
32. EL-KHABIR - i Gjithinformuari, i Cili është i njohur dhe i dijshëm për çdo gjë që ka ndodhur dhe do të ndodhë. Është Ai i Cili i di të fshehtat dhe të hapurat, dhe është i informuar për çdo imtësi në këtë gjithësi.
33. EL-HALIM – Përdëllimtari. Ai që nuk ngutet për hakmarrje, është i dhimbshëm për robërit e Vet.
34. EL-ADHIM – Madhështori, Madhështia e të Cilit nuk mund të perceptohet kurrsesi nëpërmjet shqisave njerëzore.
35. EL-GAFUR – Falësi. Ai që fal robërit e Tij dhe pranon pendimin e tyre.
36. ESH-SHEKUR – Mirënjohësi. Ai i Cili i shpërblen pa masë robërit e Vet të devotshëm me shpërblime, për hir të veprave të tyre të kryera në emër të Tij.
37. EL-ALIJJ - i Larti. Allahu është i përsosur në madhështinë e Tij. I lartësuar me cilësitë e përhershme hyjnore që tregojnë mbizotërimin dhe madhështinë ndaj krijesave.
38. EL-KEBIR - i Madhi. Allahu është i përsosur në cilësitë e Tij. Nuk ka nevojë për asnjë nga krijesat e Tij.
39. EL-HAFIDH – Ruajtësi. Allahu është Ai që ruan këtë gjithësi nga çrregullimet.
40. EL-MUKIT – Ushqyesi. Allahu është krijuesi i ushqimit, qoftë fizik, qoftë shpirtëror. Është Ai Qëi çdo krijese i ka caktuar ushqimin dhe furnizimin, pa dallim.
41. EL-HASIB – Llogarimarrësi. Ai i Cili do t’i marrë të gjitha krijesat për llogarinë.
42. EL-XHELIL – Fisniku. Madhështori dhe i përsosuri në cilësitë e Tij. Dallimi ndërmjet emrit El-Xhelil dhe El-Kebir, është se El-Xhelil do të thotë i përsosur në cilësitë e Tij, kurse El-Kebir - i përsosur në Qenësinë e Tij, ndërsa emri El-Adhim përfshin që të dyja këto kuptime.
43. EL-KERIM – Bujari. Mirësitë e Tij nuk kanë të sosur, fisnikëria e Tij është e pashembullt.
44. ER-RREKIB – Vigjëluesi.Ai i Cili mbikëqyr çdo proces në këtë ekzistencë.
45. EL-MUXHIB – Lutjepranuesi. Mëshira e Tij i ka paraprirë hidhërimit të Tij, prandaj Ai i përgjigjet lutjes së atij që e thërret duke iu lutur me përultësi dhe devotshmëri.
46. EL-VASIU – Gjithëpërfshirësi. Dija dhe sundimi i Tij janë gjithëpërfshirës.
47. EL-HAKIIM - i Urti. I zhveshur nga çdo veprim që nuk përkon me madhështinë dhe përsosmërinë e Tij. Me urtësinë e Tij hyjnore mbikëqyr dhe udhëzon krijesat.
48. EL-VEDUD - i Dashuri. Allahu i do krijesat e Tij, të cilat njohin madhështinë e Tij.
49. EL-MEXHID - i Lavdishmi. Lavdia e Tij është e përjetshme. Ai është Fisnik dhe i Ndershëm. Ai nuk i bën askujt të padrejtë.
50. EL-BAITH – Ringjallësi.
51. ESH-SHEHID – Dëshmuesi. Të cilit nuk mund t’i shmanget asnjë vepër e krijesave, pa qenë dëshmues dhe dëshmitar, dhe kjo nënkupton se Ai është i Gjithëdijshëm në madhërinë e Tij.
52. EL-HAKK - I Vërteti. Ai i Cili ka krijuar çdo gjë me Urtësinë e Tij të përsosur. Çdo gjë në këtë gjithësi, dëshmon për ekzistencën e Tij të vërtetë e të pamohueshme.
53. EL-VEKIL – Përkujdesësi. Ai i Cili përkujdeset për rrëskun dhe furnizimin e krijesave të Tij. Çdo krijesë mbështetet tek Ai për kujdesje dhe strehim pranë mëshirës së Tij.
54. EL-KAVIJJ - i Forti. Është Ai, për të Cilin nuk ka ndonjë pengesë, që të realizojë Vullnetin dhe përcaktimin e Vet. Është Ai që ka mundësi dhe forcë të plotë për të nënshtruar çdo gjë në këtë ekzistencë.
55. EL-METIN - i Pathyeshmi. Ai që nuk mund të mposhtet. Është i Gjithëfuqishëm i Cili në veprimet e Tij nuk ndien lodhje.
56. EL-VELIJJU – Mbrojtësi, Përkujdesësi, Ngadhënjimtari i Cili i do dhe i bën të ngadhënjejnë të dashurit e Tij ndaj çdo armiku.
57. EL-HAMID - i Falënderuari. I vetmi i Cili meriton falënderimin dhe lavdërimin nga çdo krijesë.
58. EL-MUHSI – Gjithënjohësi. Gjithpërfshirësi dhe i Gjithëdijshmi, të Cilit nuk mund t’i shpëtojë pa evidencuar asnjë proces, sado i vogël, në këtë gjithësi.
59. EL-MUBDI – Nismëtari. Është Allahu i Cili e krijoi këtë gjithësi nga mosekzitenca.
60. EL-MU’ID – Rikrijuesi. Është Ai Që rikrijon (ringjall) së dyti krijesat pas vdekjes.
61. EL-MUHJI – Jetëdhënësi. Ai i Cili i ringjall të gjitha krijesat dhe u jep jetë, pasi ato të jenë bërë hi e pluhur.
62. EL-MUMIT – Jetëmarrësi. Ai i Cili i vdes të gjitha krijesat, duke i ndarë shpirtrat nga trupat.
63. EL-HAJJ - i Gjalli. Ky është Allahu, i Gjallë në gjallërinë e Tij të përhershme, pa fillim dhe të përjetshme, pa mbarim.
64. EL-KAJJUM - i Përjetshmi. Të Cilit nuk i ka paraprirë mosekzistenca dhe është i përjetshëm e i Gjithmonshëm në sundimin e Tij.
65. EL-VAXHID – Kreatori i këtij Universi. Në dorën e Tij është sundimi, është i Plotfuqishëm për çdo gjë. Ai mbikëqyr çdo proces. Tek Ai nuk humb asnjë shënim.
66. EL-MAXHID - i Nderuari. Ai i Cili është i Ndershëm, Bujar e Fisnik.
67. EL-VAHID - i Vetmi. Allahu nuk ka shok në sundim. Ai nuk ka fëmijë, bashkëshorte e as rival në sundim.
68. ES-SAMED - Strehimtari. Është Ai, tek mëshira e të Cilit gjen strehim besimtari i përulur para madhështisë së Tij.
69. EL-KADIR - i Fuqishmi. I Vetmi Ngadhënjimtar, Fuqia e të Cilit nuk mund të krahasohet. Me fuqinë e Tij ka krijuar të gjitha krijesat.
70. EL-MUKTEDIR - i Gjithëmundshmi. I Cili realizon tërë atë që ka përcaktuar.
71. EL-MUKADDIM – Nismëtari, Përparësidhënësi. Është Allahu Ai Që sjell çdo send në vendin e vet të duhur.
72. EL-MUEHHIR – Paslënësi. Ai i Cili vonon ndonjë dënim ose ndëshkim.
73. EL-EVVELU - i Pari. Atij nuk i ka paraprirë ekzistenca.
74. EL-AKHIRU - i Fundit. Ai është i përjetshëm edhe pas shkatërrimit të gjithësisë dhe të krijesave të cilat i shpërndau në të.
75. EDH-DHAHIRU - i Dukshmi, me argumentet dhe Shenjat e Fuqisë së Tij mbi çdo gjë.
76. EL-BATINU - i Padukshmi. Atë nuk mund ta arrijnë shikimet e krijesave.
77. EL-VALI– Udhëheqësi. Ai Që kontrollon dhe mbikëqyr çdo gjë.
78. EL-MUTEALI - i Gjithëlartësuari. Është Ai i Cili është i zhveshur nga çdo përgjasim me krijesat.
79. EL-BERR – Mirëbërësi. Ai i Cili shtrin mirësinë dhe bereqetin ndaj robërve të Vet.
80. ET-TEVVAB – Pendimpranuesi. Allahu është Ai i Cili pranon pendimin e sinqertë nga robërit e Vet dhe i shlyen gabimet.
81. EL-MUNTEKIM – Ndëshkuesi. I Vetmi Që mund të ndëshkojë krijesat për mëkatet e bëra.
82. EL-AFUVVU – Mëkatfalësi. Ai që fshin gabimet dhe mëkatet. Ai që fal robërit e Tij pas pendimit.
83. ER-RREUF - i Dhembshuri. Mëshira dhe dhembshuria e Tij ndaj krijesave është gjithherë e pranishme.
84. MALIKUL-MULK – Pushtetmbajtësi. Ka fuqi dhe kontroll absolute mbi çdo gjë që krijoi.
85. DHUL-XHELALI VEL IKRAM - Atij i takon madhështia dhe nderi. I Vetmi absolut, i përsosur në cilësitë e Tij.
86. EL-MUKSIT – Drejtësidhënësi. Është i drejtë në gjykimin e Tij. Ai nuk i bën të padrejtë askujt.
87. EL-XHAMIU – Tubuesi. Është Ai që i tubon të gjitha krijesat për të dhënë llogari para Madhërisë së Tij.
88. EL-GANIJ - i Pasuri. Ai i Cili nuk ka nevojë për asgjë në Qenien e Tij, as në cilësitë e Tij e as në veprimet e Tij.
89. EL-MUGNI – Pasuridhënësi. Ai Që i jep mirësi e pasuri atij që do prej krijesave.
90. EL-MANI’U – Privuesi. Është Ai Që ndalon të këqijat dhe sprovimet duke e mbrojtur dhe ruajtur atë që do.
91. ED-DARRU – Dëmsjellësi. Me dëmin e Tij godet atë që do prej krijesave nëse ato janë mosmirënjohëse ndaj dhuntive të Tij.
92. EN-NAFI’U – Dobiprurësi. Në kompetenca të Tij është dobia, dhe i sjell të mira e dobi atij që do nga robërit e Vet.
93. EN-NUR – Drita. Allahu është dritë e qiejve dhe e Tokës.
94. EL-HADI – Udhëzuesi. Ai Që krijoi çdo gjë e pastaj i udhëzoi.
95. EL-BEDIU – Shpikësi. Krijuesi i ekzistencës nga mosqenia.
96. EL-BAKI - i Përhershmi. I Gjithmonshmi pa fillim dhe pa mbarim.
97. EL-VARITH – Trashëguesi. I Përhershmi pas shkatërrimit të krijesave.
98. ER-RESHID – Frymëzuesi. Udhëzuesi, I Urti.
99. ES-SABUR – Durimtari. Është Ai Që nuk shpejton me dënim, por shikon, pret dhe vonon, e megjithatë ndëshkimit të Tij nuk mund t’i shmanget askush që e ka mohuar dritën e Tij dhe udhëzimin hyjnor.
Zoti do te thote shume gjera per njerez te ndryshem, ka shume njerez qe i besojne Zotit, por ka dhe te atille qe nuk i besojne ekzistences se Zotit. Njerezit qe nuk ibesojne thone se askush nuk e ka pare ate. Une i besoj Zotit dhe e ndjej qe zoti eshte i vertete. Une kam shume arsye per te besuar ne Zot, por do t’i permend vetem tre: Zoti eshte gjithmone me mua kur une kam nevoj per te, Zoti eshte krijuesi im. Zoti eshte krijuesi i universit. nga njehere i them vetes se Zoti nuk me ka ndihmuar, se nuk i eshte pergjigjur lutjeve te mia. Por, me pas kuptoj qe cdo gje qe ben Zoti, e ben me arsye, pastaj njeriu ka ate prirje qe cdo gje e keqe qe i ndodh mundohet te hudh fajin tjeterkujt, njeriu ka prirje t’u largohet pergjegjesive.
Zoti ishte me mua para se une te lindja, dhe ai do te jete me mua edhe pasi te kem lene kete bote. Zoti eshte degjuesi me i mire. Une mund te bisedoj me Zotin cdo kund dhe ne cdo kohe. Ai ka krijuar cdo gje qe tashme egziston ne jeten time. Une besoj qe Zoti krijoi kete toke dhe cdo gje qe eshte ne te. Kur Zoti na krijoi neve ai kishte qellime (synim) per kedo ne kete bote. Une mendoj qe eshte detyra jone te gjejme se cili eshte qellimi jone ne kete bote.
Zoti eshte krijuesi im dhe ai do te jete gjithmone me mua. Megjithate, cdo kush ka te drejte te besoje ne dicka apo ne dike. Une besoj ne Zot.
belkisa , filozofise qe i pergjigjet arsyeja, ka deshire te flase per Zotin.
Ajo që është e domosdoshme për njeriun moralist është se ai duhet të ecë në rrugën e drejtësisë dhe të udhëhiqet nga ligjet e drejtësisë. Gjëja më e domosdoshme për njeriun është besimi. Ky nocion i përket gjithë njerëzimit, dhe vihet në zemrat e njerëzve. Të besosh Zotin e vërtetë është dhe qëllimi i botës, sepse të pranosh të e fshehtën si besim, madje dhe të respektosh ligjet e Zotit është gati një hulumtim absolut.
Gjithsej 44 faqe: « E parë ... « 30 31 32 33 34 35 36 37 38 [39] 40 41 42 43 44 » Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.