Forumi Horizont Gjithsej 395 faqe: « E parë ... « 381 382 383 384 385 386 387 388 389 [390] 391 392 393 394 395 »
Trego 395 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Momente Reflektuese - "FRYMEZIME" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12204)


Postuar nga ~Enigme~ datë 11 Korrik 2016 - 23:18:

Elie Wiesel:
"Ç’është indiferenca? Etimologjikisht, fjala do të thotë ‘të mos jesh ndryshe, të mbetesh njëlloj apo, të qëndrosh mënjanë, të shohësh punën tënde.’ Një gjendje e çuditshme dhe e panatyrshme në të cilën zbehet linja ndarëse midis dritës dhe errësirës, midis perëndimit dhe lindjes, midis krimit dhe ndëshkimit, midis mizorisë dhe dhembshurisë, midis së mirës dhe së keqes. Si do të jetë e ardhmja e saj dhe cilat do të jenë pasojat e pashmangshme të saj?... A mund të shihet indiferenca si virtyt? A është i nevojshëm praktikimi i saj në disa raste: për të mos u dëmtuar, për të jetuar normalisht, për të shijuar një të ngrënë të mirë dhe një gotë verë, ndërkohë që bota provon kataklizëm? “Sigurisht, indiferenca mund të jetë tunduese, më shumë se aq, tërheqëse. Është shumë e lehtë të largohemi nga viktima. Është shumë lehtë të shmangim ndërprerjet primitive të punës sonë, të ëndrrave tona, të shpresave tona. Është, në fund të fundit, e vështirë, e rrezikshme, të merremi me dhembjet dhe dëshpërimet e tjetrit... “Në njëfarë mënyre, qenia indiferent ndaj dhembjes së tjetrit, të kthen nga qenie njerëzore në qenie jonjerëzore. Indiferenca, në fund të fundit, është më e rrezikshme se zemërimi dhe urrejtja. Zemërimi nganjëherë mund të jetë edhe krijues. Dikush, nga zemërimi, mund të shkruajë një poemë të bukur, një simfoni të madhe. Dikush bën diçka të veçantë për hir të njerëzimit, sepse është zemëruar për padrejtësitë që shikon. Por indiferenca nuk është kurrë krijuese..."


  Gjithsej 395 faqe: « E parë ... « 381 382 383 384 385 386 387 388 389 [390] 391 392 393 394 395 »
Trego 395 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.