Forumi Horizont | Gjithsej 10892 faqe: « E parë ... « 3892 3893 3894 3895 3896 3897 3898 3899 3900 [3901] 3902 3903 3904 3905 3906 3907 3908 3909 3910 » ... E fundit » Trego 10892 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- Mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18213)
..vogelushe, vajze, adoleshente, femer..
..je nje vogelushe kur deshiron te rrethohesh nga kukullat e tua me te bukura ngjyre roze, kur do nje lepirese per cdo mbazdite, kur qan sepse mami nuk te bleu akulloren, kur rralle here te shkon ne mendje te shohesh veten ne pasqyre, kur del ne plazh pa sutjena, kur mamin e kerkon cdo sekond dhe nuk te shkon ne mend ti thuash largohu, dhe babi te mban hopa pothuajse cdo nate, dhe kur i sheh prinderit bashke mendon ky eshte planeti im i bukur..
..je nje vajze kur fillon ti vesh qellim vetes te fillosh te mesosh, te besh pak gare me nxenesit e tjere te klases, kur do te vishesh njesoj si shoqja jote e ngushte, kur miqesine e sheh si parajse dhe shoqen tende si perendia, kur mamin e pyet vazhdimisht c'te veshesh dhe babit i kerkon te luani ndonje loje me letra apo mos u nxeh..
..je adoleshente kur shqetesimi yt fillon nga cfare do vesh neser, a te lyhem, dhe ne qofte se po, sa? kur mamin ndonjehere e do sa bota, ndonjehere nuk do ta takosh fare, kur vepron me nxitim dhe i thua vetes c'bera?, dhe prap e perserit diku tjeter.. Kur fillon te ndjesh deshiren per te patur prane nje djale, per ti shtrenguar duart dhe puthur buzet.. Kur fillon te kuptosh se jeta eshte shume me e veshtire, njerezit nuk jane hyjnore, prinderit e tu nuk jane perfekte, dhe duhet te mendosh me pergjegjesi per te ardhmen..
Pra je nje femer me shume ne kete planet, por aspak me pak e rendesishme se te tjerat, Me besimin se ende diku, do e zbulosh ate planetin e bukur, dhe udhetimi yt ne kete vend, vit pas viti, do e tregoje misionin e egzistences tende..
Gjithsej 10892 faqe: « E parë ... « 3892 3893 3894 3895 3896 3897 3898 3899 3900 [3901] 3902 3903 3904 3905 3906 3907 3908 3909 3910 » ... E fundit » Trego 10892 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.