Forumi Horizont Gjithsej 435 faqe: « E parë ... « 382 383 384 385 386 387 388 389 390 [391] 392 393 394 395 396 397 398 399 400 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Zoti? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6378)


Postuar nga volter datë 24 Gusht 2007 - 23:50:

Bota rrjedh nen melodine e Zotit!

A ka dhimbje kjo botë?! Si jeton kjo botë?! Në çfarë kushtesh udhëton?! Sa kaq shekujsh është e vjetër?! Mund ta di se kjo botë rrjedh nën melodinë e mendimeve dhe urdhërave të Zotit! Për ta vërtetuar këtë merrni lëvizjet e natyrës dhe lëndët, dhe kurdoherë do të vëreni se kjo botë rrjedh nën melodinë e mendimeve dhe urdhërave të Zotit. Mjafton që të hedhim një vështrim tërë arkitekturës së organizmit tonë, dhe duke menduar paksa, kemi për të kuptuar se njohja më e madhe e botës qëndron tek Zoti. Ne njerëzit nuk ishim fare, nuk ekzistonim, por ja që tani jemi dhe ekzistojmë, madje dhe udhëhiqemi pas ligjeve të Zotit. Toka vazhdon të rrotullohet rreth boshtit të vet, por pa e ditur ne se si! E gjithë kjo na mëson se pas gjithë kësaj lëvizjeje dehëse kemi një orientues që na shpie në drejtim të caktuar. Këtë e vërteton shprehja e filozofit Blez Paskal: “Mos kërkoni kënaqësinë mbi tokë, mos shpresoni asnjë gjë prej njerëzve, e mira juaj gjendet veçse tek Zoti dhe lumturia më e madhe qëndron në të njohurën e Zotit, duke na bashkuar me të përgjithmonë në përjetësi. Detyra juaj është ta doni me gjithë zemër. Ai ju ka krijuar...”.


__________________


  Gjithsej 435 faqe: « E parë ... « 382 383 384 385 386 387 388 389 390 [391] 392 393 394 395 396 397 398 399 400 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.