Forumi Horizont Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 384 385 386 387 388 389 390 391 392 [393] 394 395 396 397 398 399 400 401 402 » ... E fundit »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)


Postuar nga Katilesha datë 31 Korrik 2011 - 20:13:

~ Ishte nji kohë kur ...


Ishte nji kohë kur
nata humbte gjurmët n'sytë e Tu,
Dita t'lindte buzëve e vesën e jetës
frynte përsipër ftyrës time.

Ishte nji kohë kur
zogjtë mësonin cicërimen nga fjalët tuja,
E lulet e pranverës mbinin nga farat e hapit tand.

Dashnia m'ngjante me nji ylber
që m'ishte vizatue n'xham,
E as avujt e acartë t'natës nuk ia zbehnin ngjyrat.

Ishte nji kohë kur
minutat i banim palë n'xhep,
E n'çarçafët e natës me lotët e amël shkruanim poezi.

Ishte nji kohë kur
nuk dinim ku ishte fillimi e fundi gjithçkaje,
e jeta zbrazej n'trotuarët e qytetit me krahë ëngjëlli.

Ishte nji kohë kur
mësova me shkru me sy.

E.


  Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 384 385 386 387 388 389 390 391 392 [393] 394 395 396 397 398 399 400 401 402 » ... E fundit »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.