Forumi Horizont | Gjithsej 578 faqe: « E parë ... « 385 386 387 388 389 390 391 392 393 [394] 395 396 397 398 399 400 401 402 403 » ... E fundit » Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18442)
M.çasti: Gjumi eshte menyra e trurit per te zgjidhur probleme qe vetdija e perditshme nuk mundet.
E forta eshte se une paskam vajtur ne kaliforni per dy dite dhe vetem tani e kuptova qe paskam harruar ne shpi patenten karten a bankes pa asnje lloj identifikimi me vete.
Asqe po e besdis veten te shoh nese siguracioni i makines eshte i skaduar meqe e kam paguar per tre muaj por u bene ca kohe me duket.
Edhe ku! Nje shtet qe me ka nxire jeten me gjoba.. lucky:p
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Po mendoj nese thyhen apo s'thyhen ato deget atje, se si shume po tunden..
C'ju punojne te shkretave nena. E forte vertet ajo " e nenes qe vrau te birin me thike" tipike ruse per nga madheshtia.
Por per koincidense po aq e forte eshte edhe ajo e "zemres se nenes" qe pyeti te birin: Au vrave o bir? Tipike franceze.
Po ne shqiptaret si mund te trajtonim nje teme te tille: nene-bir?
Citim:Mardheniet nen-bir tek shqiptaret eshte dicka e vecante besoj une. Madheshtore biles, Dhe nuk hyjn ne rangun e italise apo greqise qe thjesht jane cuna mamaje.
Po citoj ato që tha shelgu
C'ju punojne te shkretave nena. E forte vertet ajo " e nenes qe vrau te birin me thike" tipike ruse per nga madheshtia.
Por per koincidense po aq e forte eshte edhe ajo e "zemres se nenes" qe pyeti te birin: Au vrave o bir? Tipike franceze.
Po ne shqiptaret si mund te trajtonim nje teme te tille: nene-bir?
Po nigjoj ca metal...
Perse banjat publike te femrave kane dhe 'handicap sign' gjithashtu? Pse s'e klane kete dhe banjat e meshkujve? Mos nodhsta se femrat jane me te dhimbsura per te ndihmuar?
S'iu nda roli i 'caretakers' femrave as neper banja lol
Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
C'ju punojne te shkretave nena. E forte vertet ajo " e nenes qe vrau te birin me thike" tipike ruse per nga madheshtia.
Por per koincidense po aq e forte eshte edhe ajo e "zemres se nenes" qe pyeti te birin: Au vrave o bir? Tipike franceze.
Po ne shqiptaret si mund te trajtonim nje teme te tille: nene-bir?
Ne lidhje me nenat shqiptare , po jap une nje shembull
Nuk e di nese e kam thene , por s'ka gje __Ky eshte shembull shqiptar i jetuar
Lexoj ne nje gazete te vjeter Zeri i Popullit , nje tregim real nga lufta e dyte boterore
.......Ne nje fshat te Shqiperise, nazistet po suleshin ta godisnin, dhe ta digjnin se kishin degjuar qe aty ishin partizanet dhe spitali i tyre
Fshataret sa i pane autokolonen gjermne qe qendroi ... u larguan me te shpejte drejt malit prane ku ishte edhe nje shpelle , ne te cilen gjendej spitali partizan,.
U fshehen te gjithe ne shpelle.....Nazistet erdhen ne fshat. E dogjen dhe ju ngjiten malit per te gjetur fshataret, qe ti vrisnin
Hariten tek shpella.por nuk e dinin qe ishte shpella aty prane se hyrja e shpelles nuk dukej kollaj se ishte nga ana e humneres .....
Mirpo brenda ne shpelle nje nuse e re kishte nje djale te vogel reth 1 vjec, Femija po qante ......
Komandanti i partizaneve tha : Po nuk keni mundesi ta pushoni femijen ?
Nderkaq gjermanet ishin tek shpella, dhe degjoheshin hapat e tyre rotull shpelles ....
Gjendja po behe e rezikeshme se nga te qarat e femijes mund ti diktonte gjermani dhe do i vriste te gjithe....
Atehere , nusja e re tha :....Une e sakrifikoj djalin tim qe tu shpetoj ju !
Te gjithe heshten . Askush nuk foli Ra nje hesthje e thelle .......Per fat edhe femija pushoi se qari.......
Gjermanet erdhen edhe disa here rotull shpelles pa gjetur gje dhe iken.....
........Ne fund te atij tregimi ne gazete lexoj qe emri i nuses se re , ishte emri i .Gjyshes sime nga nena _-Ngjarja kishte ndodhur ne Smokthine , nje fshat ne Vlore
U skandalizova kur pash emrin e saj ......U preka shume ne fakt
.E dija qe ajo ishte tip heroik , por kishte zakon qe nuk fliste kurre per kohen e luftes
Nuk ishte tip qe mburrej, per te kaluaren e saj .Asnjehere nuk e kisha degjuar ate te fliste per luften
Interesant ishte se ne ate gazete ishte nje foto e gjyshes ne vitet 50- kur kishte dale Kampione e Shqiperise ne qitje me pushke luftarake
Nuk dija ke te pyesja per kete ngjarje se gjyshja nuk jetonte me , Im me po ashtu kishte vite qe kish nderuar jete --Edhe Daja kish nderuar jete shume vite me pare ........
Ishte vetem tezja e semure .....
_Por une pyeta ca kusherinj te larget nga fshati ku ndodhi ngjarja ....
Ata thoshin se ajo e kishte sakrifikuar djalin per te shpetuar fshatin dhe partizanet ,.....
Ishte bere si legjende ...por gjyshja ime ka pasur vetem nje djale, Keshtu qe nuk e ka sakrifikuar
Gjithe te moshaurit paritzane ne Vlore e dinin kete ngjarje , dhe kur ju thosha ndonjehere se jam nipi i filankes : Ata ngriheshin ne kembe e me puthnin ne balle , pastaj thoshin - Ajo ka qene sume trime ......
Nejse ,, mendoj se ky gjest i gjyshes shpreh gadishmerine morale te nenes shqiptare
se vertet femija eshte i dhembshem , por kur vihet ne loje jeta e gjithe komunitetit per shkak te femijes tend ,
duhet te gjesh forca morale qe te dalesh mbi dhimbjen tende e ti sherbesh te gjitheve ,
duke sakrifkuar dicka , megjtihse shume e shtrenjte, nga vetja juaj ....
Gjithsej 578 faqe: « E parë ... « 385 386 387 388 389 390 391 392 393 [394] 395 396 397 398 399 400 401 402 403 » ... E fundit » Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.