Forumi Horizont Gjithsej 5771 faqe: « E parë ... « 3931 3932 3933 3934 3935 3936 3937 3938 3939 [3940] 3941 3942 3943 3944 3945 3946 3947 3948 3949 » ... E fundit »
Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18442)


Postuar nga RAIMONDI datë 14 Tetor 2012 - 10:28:

Ne lidhje me nenat shqiptare , po jap une nje shembull

Nuk e di nese e kam thene , por s'ka gje __Ky eshte shembull shqiptar i jetuar

Lexoj ne nje gazete te vjeter Zeri i Popullit , nje tregim real nga lufta e dyte boterore

.......Ne nje fshat te Shqiperise, nazistet po suleshin ta godisnin, dhe ta digjnin se kishin degjuar qe aty ishin partizanet dhe spitali i tyre

Fshataret sa i pane autokolonen gjermne qe qendroi ... u larguan me te shpejte drejt malit prane ku ishte edhe nje shpelle , ne te cilen gjendej spitali partizan,.
U fshehen te gjithe ne shpelle.....Nazistet erdhen ne fshat. E dogjen dhe ju ngjiten malit per te gjetur fshataret, qe ti vrisnin

Hariten tek shpella.por nuk e dinin qe ishte shpella aty prane se hyrja e shpelles nuk dukej kollaj se ishte nga ana e humneres .....

Mirpo brenda ne shpelle nje nuse e re kishte nje djale te vogel reth 1 vjec, Femija po qante ......
Komandanti i partizaneve tha : Po nuk keni mundesi ta pushoni femijen ?
Nderkaq gjermanet ishin tek shpella, dhe degjoheshin hapat e tyre rotull shpelles ....
Gjendja po behe e rezikeshme se nga te qarat e femijes mund ti diktonte gjermani dhe do i vriste te gjithe....

Atehere , nusja e re tha :....Une e sakrifikoj djalin tim qe tu shpetoj ju !

Te gjithe heshten . Askush nuk foli Ra nje hesthje e thelle .......Per fat edhe femija pushoi se qari.......

Gjermanet erdhen edhe disa here rotull shpelles pa gjetur gje dhe iken.....

........Ne fund te atij tregimi ne gazete lexoj qe emri i nuses se re , ishte emri i .Gjyshes sime nga nena _-Ngjarja kishte ndodhur ne Smokthine , nje fshat ne Vlore
U skandalizova kur pash emrin e saj ......U preka shume ne fakt
.E dija qe ajo ishte tip heroik , por kishte zakon qe nuk fliste kurre per kohen e luftes
Nuk ishte tip qe mburrej, per te kaluaren e saj .Asnjehere nuk e kisha degjuar ate te fliste per luften
Interesant ishte se ne ate gazete ishte nje foto e gjyshes ne vitet 50- kur kishte dale Kampione e Shqiperise ne qitje me pushke luftarake

Nuk dija ke te pyesja per kete ngjarje se gjyshja nuk jetonte me , Im me po ashtu kishte vite qe kish nderuar jete --Edhe Daja kish nderuar jete shume vite me pare ........
Ishte vetem tezja e semure .....

_Por une pyeta ca kusherinj te larget nga fshati ku ndodhi ngjarja ....

Ata thoshin se ajo e kishte sakrifikuar djalin per te shpetuar fshatin dhe partizanet ,.....
Ishte bere si legjende ...por gjyshja ime ka pasur vetem nje djale, Keshtu qe nuk e ka sakrifikuar

Gjithe te moshaurit paritzane ne Vlore e dinin kete ngjarje , dhe kur ju thosha ndonjehere se jam nipi i filankes : Ata ngriheshin ne kembe e me puthnin ne balle , pastaj thoshin - Ajo ka qene sume trime ......

Nejse ,, mendoj se ky gjest i gjyshes shpreh gadishmerine morale te nenes shqiptare
se vertet femija eshte i dhembshem , por kur vihet ne loje jeta e gjithe komunitetit per shkak te femijes tend ,
duhet te gjesh forca morale qe te dalesh mbi dhimbjen tende e ti sherbesh te gjitheve ,
duke sakrifkuar dicka , megjtihse shume e shtrenjte, nga vetja juaj ....


  Gjithsej 5771 faqe: « E parë ... « 3931 3932 3933 3934 3935 3936 3937 3938 3939 [3940] 3941 3942 3943 3944 3945 3946 3947 3948 3949 » ... E fundit »
Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.