Forumi Horizont Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 387 388 389 390 391 392 393 394 395 [396] 397 398 399 400 401 402 403 404 405 » ... E fundit »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)


Postuar nga Tulipani datë 17 Gusht 2011 - 19:23:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
~ Ishte nji kohë kur ...


Ishte nji kohë kur
nata humbte gjurmët n'sytë e Tu,
Dita t'lindte buzëve e vesën e jetës
frynte përsipër ftyrës time.

Ishte nji kohë kur
zogjtë mësonin cicërimen nga fjalët tuja,
E lulet e pranverës mbinin nga farat e hapit tand.

Dashnia m'ngjante me nji ylber
që m'ishte vizatue n'xham,
E as avujt e acartë t'natës nuk ia zbehnin ngjyrat.

Ishte nji kohë kur
minutat i banim palë n'xhep,
E n'çarçafët e natës me lotët e amël shkruanim poezi.

Ishte nji kohë kur
nuk dinim ku ishte fillimi e fundi gjithçkaje,
e jeta zbrazej n'trotuarët e qytetit me krahë ëngjëlli.

Ishte nji kohë kur
mësova me shkru me sy.

E.



Ishte nje kohe qe mesova, ishte nje kohe qe mesova te puth me sy, ishte nje kohe qe lumturia ishte fajtore, s'kishte vend per mua, ishte koha qe me mesoi se ajo te heq e ajo te risjell prape, ishte kohe per tu rritur e kjo vere eshte kohe per te shijuar ...

per te mos e postuar andej nga muzika

http://www.youtube.com/watch?v=GhmH1JNNPbM


Kat sa frymezuese Shkodra me kto poezite e tua


  Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 387 388 389 390 391 392 393 394 395 [396] 397 398 399 400 401 402 403 404 405 » ... E fundit »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.