Forumi Horizont | Gjithsej 4762 faqe: « E parë ... « 3952 3953 3954 3955 3956 3957 3958 3959 3960 [3961] 3962 3963 3964 3965 3966 3967 3968 3969 3970 » ... E fundit » Trego 4762 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Pyetje-pergjigje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18216)
Perkundrazi, ajo e kahershmja me kete qe juve lexoni sot, dallojne sikur nata me diten. Sikur te mos ndryshoheshin, nga vete njerezit (jobesimtaret), librat e shenjte Tevrati dhe Inxhili (sot Bibla), nuk do te shpallej Kur'ani. Megjithate, ti hidhe ketu te te sqaroj per cilen "sure" shpallje behet fjale.....
Lexo:
INXHILI
Ditën që lindi Isa a.s, i tha popullit të vet: Unë jam rob i Allahut! Ai ka caktuar të të më japë libër (INXHILIN) e të të më bëjë Pejgamber. Kur Isa a.s. i mbushi tridhjetë vjet iu zbrit Inxhili. Isa a.s. u dërgua Pejgamber për të vërtetuar librin e Musait a.s. - Tevratin - dhe ardhjen e pejgamberit tonë Muhamedit a.s. Zoti i Madhëruar këtë e tregon në Kur’anin fisnik:
“Dhe, kur Isai, biri i Merjemes, tha: O të bijtë e Israelit, unë jam i dërguari i Allahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed”.
(SAFF, 6)
Zoti i Lartmadhëruar poashtu në Kur’an tregon kështu:
“Ne vazhduam gjurmët e tyre (të Pejgamberëve) me Isain, birin e Merjemes, vërtetues i Tevratit që kishin më parë. Atij i dhamë inxhilin, që është udhëzim i drejtë dhe dritë, që ishte vërtetues i Tevratit që kishin pranë që ishte udhëzues e këshillues për të devotshmit”.
(EL-MAIDE, 46)
Mirëpo beni Israilët nuk e kanë zbatu as Tevratin, as Inxhiline nuk dëshirojnë ta zbatojnë as Kur’anin, ata i kanë pasuar epshet e veta, ata kanë fshirë, kanë deformu dhe kanë humbur atë që është zbritur prej Zotit të Madhëruar në Tevrat dhe Inxhilë. Zoti i Lartmadhëruar në Kur’anin fisnik thotë:
“Dhe, sikur ta zbatonin Tevratin, Inxhilin dhe Kur’anin që u zbritën nga Zoti i tyre, ata do të kishin furnizim me bollëk nga qielli dhe nga toka”.
(EL-MAIDE, 66)
Bibla e cila përbëhet prej ungjijve nuk ka lidhje me Inxhilin origjinal i cili i është zbritur Isait a.s. Një hebre me emrin Pavli, duke shtuar gënjeshtrat e veta ka shkruar ungjij të ndryshëm. Më vonë janë paraqitur shumë e shumë
15
ungjij fals sa që numri i tyre ka arritë deri në tetëqind. Në vitin 313 ungjijt e tjerë nuk janë pranuar përpos katër prej tyre e ato janë:
1. Ungjilli sipas Lukës
2. Ungjilli sipas Joanit
3. Ungjilli sipas Markut dhe
4. Ungjilli sipas Mateut.
Sot ekziston edhe Ungjilli sipas Bernabës.
Gjithsej 4762 faqe: « E parë ... « 3952 3953 3954 3955 3956 3957 3958 3959 3960 [3961] 3962 3963 3964 3965 3966 3967 3968 3969 3970 » ... E fundit » Trego 4762 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.