Forumi Horizont Gjithsej 477 faqe: « E parë ... « 388 389 390 391 392 393 394 395 396 [397] 398 399 400 401 402 403 404 405 406 » ... E fundit »
Trego 4762 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Pyetje-pergjigje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18216)


Postuar nga F_xhunior datë 23 Mars 2012 - 03:18:

Perkundrazi, ajo e kahershmja me kete qe juve lexoni sot, dallojne sikur nata me diten. Sikur te mos ndryshoheshin, nga vete njerezit (jobesimtaret), librat e shenjte Tevrati dhe Inxhili (sot Bibla), nuk do te shpallej Kur'ani. Megjithate, ti hidhe ketu te te sqaroj per cilen "sure" shpallje behet fjale.....

Lexo:


INXHILI

Ditën që lindi Isa a.s, i tha popullit të vet: Unë jam rob i Allahut! Ai ka caktuar të të më japë libër (INXHILIN) e të të më bëjë Pejgamber. Kur Isa a.s. i mbushi tridhjetë vjet iu zbrit Inxhili. Isa a.s. u dërgua Pejgamber për të vërtetuar librin e Musait a.s. - Tevratin - dhe ardhjen e pejgamberit tonë Muhamedit a.s. Zoti i Madhëruar këtë e tregon në Kur’anin fisnik:

“Dhe, kur Isai, biri i Merjemes, tha: O të bijtë e Israelit, unë jam i dërguari i Allahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed”.



(SAFF, 6)

Zoti i Lartmadhëruar poashtu në Kur’an tregon kështu:

“Ne vazhduam gjurmët e tyre (të Pejgamberëve) me Isain, birin e Merjemes, vërtetues i Tevratit që kishin më parë. Atij i dhamë inxhilin, që është udhëzim i drejtë dhe dritë, që ishte vërtetues i Tevratit që kishin pranë që ishte udhëzues e këshillues për të devotshmit”.

(EL-MAIDE, 46)

Mirëpo beni Israilët nuk e kanë zbatu as Tevratin, as Inxhiline nuk dëshirojnë ta zbatojnë as Kur’anin, ata i kanë pasuar epshet e veta, ata kanë fshirë, kanë deformu dhe kanë humbur atë që është zbritur prej Zotit të Madhëruar në Tevrat dhe Inxhilë. Zoti i Lartmadhëruar në Kur’anin fisnik thotë:

“Dhe, sikur ta zbatonin Tevratin, Inxhilin dhe Kur’anin që u zbritën nga Zoti i tyre, ata do të kishin furnizim me bollëk nga qielli dhe nga toka”.



(EL-MAIDE, 66)

Bibla e cila përbëhet prej ungjijve nuk ka lidhje me Inxhilin origjinal i cili i është zbritur Isait a.s. Një hebre me emrin Pavli, duke shtuar gënjeshtrat e veta ka shkruar ungjij të ndryshëm. Më vonë janë paraqitur shumë e shumë

15
ungjij fals sa që numri i tyre ka arritë deri në tetëqind. Në vitin 313 ungjijt e tjerë nuk janë pranuar përpos katër prej tyre e ato janë:

1. Ungjilli sipas Lukës
2. Ungjilli sipas Joanit
3. Ungjilli sipas Markut dhe
4. Ungjilli sipas Mateut.

Sot ekziston edhe Ungjilli sipas Bernabës.


Postuar nga lezhjani-82 datë 23 Mars 2012 - 03:23:

Je i papar xhunior


Postuar nga F_xhunior datë 23 Mars 2012 - 03:27:

Citim:
Po citoj ato që tha lezhjani-82
Je i papar xhunior



Perse me thua kete?


Postuar nga Glaukus datë 23 Mars 2012 - 04:24:

se ashtu e mendon ai



i bon gjonat siç / kur don vete ............... apo merr edhe mendimin e Atij ?


Postuar nga shelgu datë 23 Mars 2012 - 05:46:

E o Glak ke hup qe nuk ke mesu arabisht


Postuar nga F_xhunior datë 23 Mars 2012 - 19:27:

Citim:
Po citoj ato që tha Glaukus
se ashtu e mendon ai



i bon gjonat siç / kur don vete ............... apo merr edhe mendimin e Atij ?




Varet nga rasti ne rast, p.sh. nese vendimi qe marr une nuk bie ndesh me fenë time (shkelje e dispozitave te Islamit), atehere vendos duke u bazuar ne vete logjiken/bindjen time.


Thuaji tre gjera ne lidhje me barazine gjinore?


Postuar nga Dulcis in Fundo datë 23 Mars 2012 - 22:27:

1- eshte 2- vetem 3- ideologji

Pulat (kaposherat) i blen te therura apo i blen te gjalla dhe i ther vete?


Postuar nga Vizioner datë 23 Mars 2012 - 22:34:

Asnjeren nga te dyja, eshte e treta = i bleje gati te pjekme, ne 99% te rasteve.


* * *

Di Kinesce?


Postuar nga Dulcis in Fundo datë 23 Mars 2012 - 22:38:

Jo.. ama shqipen e vdes.

Te pelqen qyteti ku jeton?


Postuar nga lorie datë 23 Mars 2012 - 22:45:

Cka. Po mua s'me gjendet vendi kollaj.

Merresh me femije ne punen tende?


  Gjithsej 477 faqe: « E parë ... « 388 389 390 391 392 393 394 395 396 [397] 398 399 400 401 402 403 404 405 406 » ... E fundit »
Trego 4762 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.